Rajoni

Thirrja për në Hagë, mediat në Kosovë hedhin dyshime: Një ftesë ka marrë dhe Thaçi

Kryetari i veteranëve të luftës, thotë se sipas informacioneve jo zyrtare deri më tani janë rreth 250 ftesa për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, e sipas tij disa prej tyre në cilësinë e të dyshuarve, por edhe me statusin e dëshmitarëve.
Featured image of article: Thirrja për në Hagë, mediat në Kosovë hedhin dyshime: Një ftesë ka marrë dhe Thaçi Hashim Thaçi, President i Kosovës

KOSOVË- Nurmi i atyre që janë thirrur për të dëshmaur nga Gjykata e Hagës është rritur, duke shkuar në 250. Sipas mediave në Kosovë, një ftesë mund t’i shkojë dhe Presidentit, Hashim Thaçi.

Kështu thotë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, dhe shprehet se brenda muajit nëntor presin rreth tri aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Gjithë këto ftesa, Gucati i cilëson si të papranueshme dhe thekson se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.

Kryetari i veteranëve të luftës, thotë se sipas informacioneve jo zyrtare deri më tani janë rreth 250 ftesa për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, e sipas tij disa prej tyre në cilësinë e të dyshuarve, por edhe me statusin e dëshmitarëve.

Ndërkaq sot, Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçaj, i cili ka qenë ushtar në Zonën Operative të Pashtrikut.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment