Aktualitet

Thirrja e Sali Berishës dhe 17 dëshmitarëve të tjerë për Izet Haxhinë, Gjykata Penale vendos në 9 tetor

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës do të shqyrtohet gjatë seancës që do të zhvillohet më 9 tetor, në orën 12:00.
Featured image of article: Thirrja e Sali Berishës dhe 17 dëshmitarëve të tjerë për Izet Haxhinë, Gjykata Penale vendos në 9 tetor Izet Haxhia

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës do të vendosë në seancën e radhës nëse do të thirren në sallë dëshmitarët e kërkuar nga Izet Haxhia.

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës do të shqyrtohet gjatë seancës që do të zhvillohet më 9 tetor, në orën 12:00.

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë në Gjykatën Penale për Izet Haxhinë, pas rinisjes nga e para të hetimeve për vrasjen e Azem Hajdarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment