Politike

“Thika” e Fatmir Xhafajt, Tahiri: E di kë kam rrotull, mos kujtoni se nuk e di… (VD)

Tahiri tha se është i vetëdijshëm se nga kush rrethohet dhe se do të vijë koha një ditë për përgjigjie.
Përditësuar:

TIRANE– Ish-ministri Saimir Tahiri iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për qëndrimin e Fatmir Xhafajt dje kur bëri “like” qëndrimin e ndërkombëtarëve për dënimin e Tahirit. Tahiri tha se është i vetëdijshëm se nga kush rrethohet dhe se do të vijë koha një ditë për përgjigjie.

Elja Zotka: Është vënë re dje se zoti Fatmir Xhafaj, e kishte pëlqyer një koment të ambasadorit britanik? A keni një koment? Për ambasadat dhe Xhafajn?

Saimir Tahiri: Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like&shares. As i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që do të kem një përgjigje, sot është koha për të vërtetën time. S’dua të bëj komente të parakohshme. E di shumë mirë kë kam rrotull.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment