
TAJVAN- Një burrë në Tajvanë është gjobitur me 3500 dollarë vetëm sepse ka thyer rregullat për 8 sekonda.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se emigranti filipinas ishte i karantinuar në një hotel në Kaohsiung dhe një moment ka dalë nga dhoma në korridor. E pikërisht ky moment i bëri gjëmën pasi u kap nga stafi i hotelit dhe menjëherë u raportuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, për asnjë moment.
Tajvani është vlerësuar gjerësisht për qasjen e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Asnjëherë nuk ka miratuar bllokime të rrepta dhe kufizime drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Tajvan kanë humbur jetën 7 persona dhe janë infektuar 716 të tjerë.
(a.k.dosja.al)