Rajoni

Theu qafën teksa u hodh në pishinë, mbytet shqiptari në pishinë, miqtë e panë që nuk lëvizte por…

Shqiptari, i paidentifikuar është hedhur për t’u larë në pishinën e hotelit ku po pushonte me familjen e tij,  ‘Lido di Savio’.
Featured image of article: Theu qafën teksa u hodh në pishinë, mbytet shqiptari në pishinë, miqtë e panë që nuk lëvizte por… Foto ilustruese

ITALI– Një 40-vjeçar shqiptar është mbytur në një pishinë teksa po lahej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ravenna, Itali. Shqiptari, i paidentifikuar është hedhur për t’u larë në pishinën e hotelit ku po pushonte me familjen e tij,  ‘Lido di Savio’.

Por pas futjes në ujë, duket se shqiptari është ndjerë keq dhe nuk ka pasur më mundësi që të dalë prej tij. Familjarët dhe miqtë i kanë shkuar pranë që ta ndihmonin por nuk kanë arritur që ta nxjerrin dot të gjallë nga pishina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas verifikimeve paraprake është vënë re se 40-vjeçari kishte pësuar thyerje qafe në momentin që është hedhur dhe nuk ka mundur të lëvizë më në ujë. Për këtë arsye ka humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment