Aktualitet

Theu masën e sigurisë/ Arrestohet 17-vjeçari në Tiranë teksa shpërdante drogë, policia i sekuestron 9 mijë euro

Policia e Tiranës ka arrestuar 17-vjeçarin me inciale M.B. Ai ka thyer masës e sigursë "arrest shtëpie" dhe ndërkohë shpërndante drogë nëpër kryeqytet. Gjatë arrestimit i sekuestroi 9 mijë euro.
Featured image of article: Theu masën e sigurisë/ Arrestohet 17-vjeçari në Tiranë teksa shpërdante drogë, policia i sekuestron 9 mijë euro Foto nga droga e sekuestruar

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 17-vjeçarin me inciale M.B, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Uniformat blu bëjnë me dije se  i riu ka tentuar t’u largohet forcave të policisë, por nuk ka mundur t’u shpëtojë atyre. Gjatë arrestimit atij i janë gjetur në brezoren që mbante me vete 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë.

Njoftimi  i Policisë:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla, vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen 42 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 9000 euro dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të mitur që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, konkretisht:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M. B., 17 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, shtetasin M. B., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.

Pas kontrollit, në brezoren që mbante me vete, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

J.V/Dopsja.al 

Shto Koment