
SHBA– Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden pësoi një incident pak ditë më parë, ku teksa ishte duke luajtur me qenin theu këmbën në pjesën e kaviljes.
Pas incidentit, veshja e Joe Biden ka bërë xhiron e rrjetit, pasi u shfaq me këpucë ndryshme në teatrin e “The Queen”, pasi do jepte një intervistë për CNN.
Biden kishte veshur një këpucë kamoshi në këmbën e dëmtuar dhe një këpucë tjetër në këmbën e tij të shëndetshme.










Presidenti pësoi frakturën e ndërsa luante me qenin e tij German Shepard. Kështu, mjeku i tij tha se do të duhej të vishte një çizme mjekësore për ‘disa javë’.
“Këlyshi i vogël e lëshoi topin para meje që unë të kapja topin … dhe unë e kapa topin kështu, dhe ai vrapoi. Unë isha duke bërë shaka, duke vrapuar pas tij dhe kapa bishtin e tij. Dhe ajo që ndodhi ishte që ai rrëshqiti në një qilim dhe ndodhi ajo që ndodhi”, tha Biden në intervistën për gazetarin Jake Tapper.
(kle.mu./dosja.al)