Rajoni

Theu karantinën/ Thirrja e kryeinfermieres në Kosovë: Të dënohet deputetja Eliza Hoxha, nuk rehatohem derisa të…

Sejdiu ka bërë thirrje që këngëtarja njëkohësisht edhe deputetja kosovare të dënohet si të gjithë të tjerët për faktin që ka thyer karantinën ndërkohë që është e infektuar me Covid-19.
Featured image of article: Theu karantinën/ Thirrja e kryeinfermieres në Kosovë: Të dënohet deputetja Eliza Hoxha, nuk rehatohem derisa të… Deputetja, Eliza Hoxha dhe kryeinfermierja, Arta Sejdiu

PRISHTINË– Ditën e sotme kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është infektuar me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Sejdiu ka deklaruar se nuk dëshiron që ta stigmatizojë deputeten, por dëshiron që ajo të dënohet për veprimin që ka bërë.

Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna.”- ka shkruar ajo kryeinfermierja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputetja dhe këngëtarja Eliza Hoxha e ka bërë me dije vet lajmin se ka rezultuar e infektuar nga koronavirusi, ndërsa gjatë ditës së djeshme është parë në rrugë, duke thyer kështu rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë Covid-19.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna 😡.”-ka shkruar Sejdiu.

A.C/Dosja.al

Shto Koment