Dikur

Thesi dhe burri imcak në trotuar

Ca dhëmbë rrinin ende roje tek fytyra e rreshkur. Lëvizte kokën si ketër dhe këmbën e majtë në start për kërcim matanë. Erdhi pauza,u hodh si kangur me thesin shtrënguar në gji. Por nuk bëri dy çapa se një borie klithi. Ah,sa klithi!
Featured image of article: Thesi dhe burri imcak në trotuar Foto ilustruese

Burri imcak po rrinte te tortuari me një fëmijë mbështjellë ndër duar. Shihte përballë dhe lëvizte kokën majtas djathtas sa herë kalonin makinat. Siç kuptohej donte të hidhej matanë,por s’po ia dilte. Asnjë sekondë rruga nuk po rrinte pa trafik. Kur iu afrova pashë që në krah nuk mbante fëmijë. Shtrëngonte një thes…miell. Fytyra i qeshte,sytë i lodronin,një gaz i madh e kishte dehur. Aq lumturi mbante në sy sa dukej sikur kishte fituar një koncesion milionash euro.Goja veç hapur si qeni kur shijon freskinë.

Ca dhëmbë rrinin ende roje tek fytyra e rreshkur. Lëvizte kokën si ketër dhe këmbën e majtë në start për kërcim matanë. Erdhi pauza,u hodh si kangur me thesin shtrënguar në gji. Por nuk bëri dy çapa se një borie klithi. Ah,sa klithi! Ndodhi më pas habia. Nuk e rriti vrapin, por hodhi thesin andej,tutje,nga trotuari. E pa me kënaqësi kur ra mbi pllaka e qeshi. Nuk e ktheu fytyrën nga kamioni. Sytë i mbetën mbi thes. Se atje brenda jetonin tre-katër jetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por zoti ia shpërbleu sakrificën. E gozhdoi makinën mu tek kërcijtë e tij pa çorape. Rreshkur nga dielli e pluhuri. U ngrit e linkthi, rrëmbeu thesin. Nuk e hodhi kurrizit, por e ngjeshi mu te zemra dhe “fluturoi “ mes ortekut të kalimtarëve,te familja e tij. Po u çonte lumturinë. Ndaj ecte, nxitonte,gufonte…

(a.m/dosja.al)

Shto Koment