
TIRANË– Thertorja e cila ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e njohur “Plepat e Brukës” nuk do të bëhet.
Në një seancë në Gjykatën Administrative të Tiranës 300 banorët e kësaj zone ia kanë dalë që të mposhtin kompaninë private në mënyrë që të anulohet ndërtimi i thertorës në pyllin afër shtëpive të tyre.
Seanca ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë dhe në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe ambientalisti Sazan Guri.
Banorët e Laknasit janë ngritur disa herë në protestë pasi pretendonin se një kompani private në pronësi të Bledar Daçit, do t’u priste pyllin për të ndërtuar një thertore derrash. Banorët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim pasi pemët e këtij pylli mbrojnë nga rrëshqitjet e tokës shtëpitë e tyre, si dhe pretedojnë se në zonë eksiztojnë edhe tre thertore të tjera, prandaj një e katërt nuk është e nevojshme.
Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë e Shtetit dhe policinë private, nga e cila shoqërohej kompania në fjalë për të kryer aktivitetin që sipas projektit pretendon se i ka të gjithë dokumentet e nevojshme.
(f.m/dosja.al)