Aktualitet

Theret i burgosuri shqiptar në Greqi, gardianët e gjejnë të gjakosur

Gardianët e burgut kanë gjetur shqiptarin e gjakosur në qeli në godinën e pestë të burgut Koridallo te Athinës.
Featured image of article: Theret i burgosuri shqiptar në Greqi, gardianët e gjejnë të gjakosur Fotot e burgut ku u dhunua shqiptari
Përditësuar:

GREQI– Shqiptari gjendet në qeli i gjakosur pas goditjeve me thikë. Episodi i ri i egër me një të burgosur shqiptar ka ndodhur sot paradite rreth orës 11.00. Gardianët e burgut kanë gjetur shqiptarin e gjakosur në qeli në godinën e pestë të burgut Koridallo te Athinës.

I dënuari shqiptar është goditur me thika në pjesën e pasme të trupit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e të burgosurve dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambasada jonë në Greqi si gjithmonë e mësoi nga media, por më e keqja është se ka vite që nuk ka hetuar asnjë ngjarrje të tillë. Vitet e fundit janë dhjetra shqiptarë të vrarë. Çështjet janë ënde të pazbardhura, ndërsa ambasada shqiptare në Greqi nuk ka bërë asgjë për të nxitur palën greke për një hetim të plotë.

(e.a/dosja.al)

Shto Koment