Bota

Theresa May do dorëhiqet si kryeministre pasi të mbyllë çështjen ‘Brexit’

Theresa May thotë se do dorëhiqet nga posti i kryeministrit pasi të kryejë marrëveshjen e Brexit.
Featured image of article: Theresa May do dorëhiqet si kryeministre pasi të mbyllë çështjen ‘Brexit’ Theresa May, kryeminstrja britanike.

Kryeministrja britanike, Theresa May i tha deputetëve të partisë konservative se ajo ‘nuk do të qëndrojë në rrugën’ e partisë për një udhëheqje të re për fazën e dytë të bisedimeve të Brexit.

Unë jam e përgatitur të largohem nga kjo punë më përpara se e kisha menduar në mënyrë që të bëj atë që është e drejtë për vendin tonë dhe partinë tonë.

Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryetarja tha se nuk do të qëndronte në post për fazën e ardhshme të negociatave, sipas deputetit James Cartlidge. Ai dha këtë përditësim pasi la një takim të Komitetit të 1922 në Westminster.

Deputeti Simon Hart tha se gjendja shpirtërore në takim ishte “e respektueshme” pasi kryeministrja caktoi planin e saj dhe nuk dha një datë të fikse për largimin.

Ajo e ka me pasion përfundimin e marrëveshjes, pasion për mbajtjen e partisë së bashku dhe pasion për mbajtjen e qeverisë.

Deputeti Simon Hart.

 

B.N/dosja.al

Shto Koment