Bota

Themeluesi i Projektit Lincoln: Përpjekja e Trump ishte një grusht shteti i dështuar

Në një  intervistë për mediat e huaja Schmidt tha se përpjekja e Trump ishte e dështuar.
Featured image of article: Themeluesi i Projektit Lincoln: Përpjekja e Trump ishte një grusht shteti i dështuar Steve Schmidt

SHBA-Themeluesi i Projektit Lincoln dhe strategu republikan njëkohësisht, Steve Schmidt ka folur për përpjekjen e Presidentit në detyrë të SHBA-së, Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Në një  intervistë për mediat e huaja ai tha se përpjekja e Trump ishte e dështuar.

“Ishte një grusht shteti i dështuar. Mënyra se si të arrish një grusht shteti të dytë në shumicën e vendeve është duke pasur të parin tuaj të pasuksesshëm,” tha ai .

Ai gjithashtu në intervistë ka kritikuar edhe prokurorët e përgjithshëm të 18 shteteve që u bashkuan me Trump në procesin gjyqësor për zgjedhjet. Ai tha se Trump ka “helmuar” me fjalë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Prokurorët e Përgjithshëm republikanë që të nënshkruajnë një përmbledhje miqësore për procesin gjyqësor të zgjedhjeve, e cila është një deklaratë e mohimit të demokracisë.

“Trump në muajin nëntor helmoi besimin e në demokracinë Amerikane pasi ngulmoi që 126 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 18 Prokurorët e Përgjithshëm republikanë  të nënshkruajnë një përmbledhje për një proces gjyqësor mbi zgjedhjet, e cila është praktikisht një deklaratë e mohimit të demokracisë amerikane. Mos e shikoni nënshkrimin e deklaratës si një përmbledhje miqësore pasi nuk ishte. Ishte një deklaratë politike. Dhe deklarata politike përmban kthimin e shpinën së traditës së demokracisë amerikane,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në lidhje me protestat e dhunshme nga ana e mbështetësve të Trump që janë mbajtur disa herë ai ka thënë se ato janë ekstremiste dhe fashiste.

Schmidt fillimisht ka qenë anëtar i Partisë Republikane, por më pas ai u regjistrua si Demokrat. Në intervistë ai tha se e vetmja parti politike pro-demokracisë është Partia Demokratike. Nga Partia Republikane ai u largua në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Trump.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment