Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Thellohet kriza politike në Britani, dorëhiqet ministri për Brexit-in
19 Dhjetor 2021, 20:43Nga DOSJA
MBRETËRI E BASHKUAR – Kriza politike që ka përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson është thelluar me dorëheqjen e një aleati të tij të afërt, ministrin për Brexit-in, David Frost, i cili përmendi si arsye kufizimet e vendosura për pandeminë dhe drejtimin e qeverisë.
Frost ka drejtuar negociatat e Britanisë në periudhën post-Brexit me Bashkimin Evropian. Frost shprehu pakënaqësinë e tij me politikat e qeverisë gjatë një fjalimi muajin e kaluar, ku u shpreh se ishte i shqetësuar që Britania nuk po e shfrytëzonte avantazhin e krijuar me daljen nga BE-ja, për të krijuar një kurs të ri qeverisjeje të kufizuar, taksash më të ulëta dhe pakësim të kufizimeve ligjore.
“Ju i dini shqetësimet e mia për drejtimin e tanishëm. Shpresoj se do të lëvizim me shpejtësinë më të madhe të mundshme për arritur aty ku duhet të jemi: tek një ekonomi me rregulla të lehta, me taksa të ulëta dhe me sipërmarrje, në ballë të shkencës moderne dhe të ndryshimit ekonomik“, tha Frost në letrën e tij të dorëheqjes të shtunën
Ai përmend irritimin e tij me masat e rikthyera shtrënguese për pandeminë, duke thënë se “na duhet gjithashtu të mësohemi të jetojmë me COVID-in dhe e di që këtë instikt e keni edhe ju. Morët një vendim të guximshëm në korrik, megjithë kundërshtimin e konsiderueshëm, për ta hapur vendin sërish. Fatkeqësisht nuk rezultoi të jetë e pakthyeshme, siç shpresoja, dhe besoj se shpresonit edhe juve. Shpresoj se do të kthehemi sërish në rrugën e duhur dhe të mos tundohemi nga lloji i masave shtrënguese që kemi parë gjetiu”.
Largimi i Frost përmbyll shtatë ditë pësimesh të mëdha për zotin Johnson. Javën e kaluar, zoti Johnson u përball me një nga rebelimet më domethënëse parlamentare në historinë moderne britanike. Mbi 100 nga ligjvënësit e partisë së tij konservatore votuan kundër rikthimit të kufizimeve të ashpra për pandeminë dhe kundër miratimit të kufizimeve të reja, ndër to edhe futjen e pasaportave të vaksinimit për të hyrë në klube dhe në mjedise ku zhvillohen aktivitete të mëdha. Kryeministri i gjendur në vështirësi u trondit edhe më tej nga një humbje e rëndë në zgjedhjen e pjesshme parlamentare në zonën e Anglisë së Mesme, ku kishin fituar pa ndërprerje konservatorët që nga viti 1832.
ISLAMABAD – Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë pajtuar që të krijojnë një fond për të adresuar krizën humanitare në Afganistan, q...
GJERMANI –Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë rivendosjen e masave kufizuese nga autoritetet, në përpjekje për të vënë nën kontroll r...
TIRANË – Këshilli i Europës, në 10 maj të vitit 1999, shpalli një listë me emrat e zyrtarëve serbë që do të shpalleshin ‘non grata’ në Bashkimin Euro...
DANIMARKË – Enner Mark është burgu më modern i sigurisë së lart që keni parë ndonjher. Ai ka pesë seksione të pavaruara, ndërsa ndërtimi ka mundësi p...
MAQEDONI E VERIUT – Millan Predan, ambasadori slloven në Shkup ka thënë ditën e sotme se dallimet se Sofjes dhe Shkupit do të tejkaloheshin më lehtë nëse ...
SHBA – Senati ka konfirmuar më shumë se 30 ambasadorë dhe kandidatë të tjerë të administratës Biden, pasi udhëheqësi i shumicës, demokrati Chuck Schumer r...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dhënë ditën e sotme disa këshilla se si qytetarët mund të mbrohen nga gripi sezonal. Sipas Ministrisë...
SHBA- Këshilltari kryesor shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se varianti Omicron i Covid-19 ka aftësi të jashtëzakonshme përhapëse. Sipas The G...
TURQI – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në të kaluarën ka arritur që ta ulë inflacionin për rreth 4 për qind dhe se këtë gjë do të...