Sport

“The Rock” mposht Ronaldon në betejën e Instagramit, fiton 1 mln dollarë për postim

Sipas kompanisë së marketingut Hopper HQ, The Rock fiton pothuajse 1 milion dollarë (890 mijë euro) për çdo postim reklamues
Featured image of article: “The Rock” mposht Ronaldon në betejën e Instagramit, fiton 1 mln dollarë për postim Ronaldo vs. The Rock

Dwayne “The Rock” Johnson, aktori i Fast and Furious, i kurorëzuar më parë nga Forbes si ylli më i paguar i Hollywood-it, është edhe personazhi i famshëm që fiton më shumë në Instagram.

Sipas kompanisë së marketingut Hopper HQ, The Rock fiton pothuajse 1 milion dollarë (890 mijë euro) për çdo postim reklamues në rrjetin social. Në vendin e tretë të renditjes është Cristiano Ronaldo, i cili fiton 790 mijë euro për postim. Sulmuesi portugez ka 228 milionë ndjekës në Instagram.

Renditja:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1) Dwayne ‘The Rock’ Johnson – 890 mijë euro për postim;
2) Kylie Jenner – 876 mijë euro për postim;
3) Cristiano Ronaldo – 790 mijë euro për postim;
4) Kim Kardashian – 763 mijë euro për postim;
5) Ariana Grande – 758 mijë euro për postim;
6) Selena Gomez – 754 mijë euro për postim;
7) Beyoncé – 704 mijë euro për postim;
8) Justin Bieber – 664 mijë euro për postim;
9) Taylor Swift – 642 mijë euro për postim;
10) Neymar – 626 mijë euro për postim.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment