Rajoni

The New York Times: Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, roli i SHBA

"Kryeministri i Kosovës ditën e djeshme humbi në mocionin e votëbesimit. Diplomacia amerikane dhe sjellja prej Ramboje e ambasadorti Grenell patën një rol në mocionin e rrëzimit të Albin Kurtit."- kështu shkruan gazeta amerikane The New York Times për aktualitetin politik në Kosovë.
Featured image of article: The New York Times: Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, roli i SHBA Albin Kurti

KOSOVË– Kriza e koronavirusit kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie kombëtare të mërkurën pasi një shumicë e ligjvënësve në Kosovë votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës të vendit, pas një mosmarrëveshje politike që lidhej pjesërisht me pandeminë.

Administrata e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua pasi partnerët e tij kryesorë të koalicionit u bashkuan me partitë e opozitës në një votimin e mosbesimit kundër qeverisë së tyre, duke mposhtur Albin Kurtin me një votim prej 82 deri 32, ka shkruar gazeta.
Z. Kurti mbetet kryeministri i përkohshëm deri sa të formohet një qeveri e re. Por rënia e qeverisë së tij e lë Kosovën pa udhëheqje të fortë, në një kohë kur shumica e qeverive të tjera nëpër botë po ndihmojnë në  luftën kundër pandemisë.

Votimi është mirëpritur paraprakisht nga Shtetet e Bashkuara, diplomatët e të cilëve e kanë vendosur  Kurtin nën presion të madh që kur qeveria e tij ishte betuar në muajin e kaluar për shkak të kundërshtimit të tij për aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon.

“Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionuese për t’u marrë me këtë krizë,”- thuhet në deklaratë.

Votimi ishte pjesërisht rezultat i një mosmarrëveshje e ditëve të fundit mes partisë së z. Kurti dhe partnerëve të koalicionit se si të kufizohet jeta e përditshme në një vend prej rreth 1.8 milion si përgjigje ndaj shpërthimit të koronavirusit. Më shumë se 70 njerëz në Kosovë kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit dhe një person ka vdekur prej tij.

Për të përmirësuar përhapjen e virusit, Z. Kurti zbatoi kufizime në lëvizjen e qytetarëve këtë javë, por pa miratuar një gjendje të jashtëzakonshme.

Partnerët e tij të koalicionit mbështetën zbatimin e një gjendje të jashtëzakonshme që do t’i jepte fuqi më të madhe kundërshtarit politik të z. Kurti, Presidentit Hashim Thaçi, i cili zakonisht luan një rol kryesisht ceremonial në Kosovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu në artikull gazeta ka përmendur edhe  protestën djeshme të qytetarëve kosovarë nga ballkonet e tyre duke përplasur e bërë zhurmë me tenxheret e tiganët, ndërkohë që mbahej seanca e jashtëzakonshme.

Votimi gjithashtu ka tërhequr vëmendjen për diplomacinë e administratës Trump. Megjithëse koronavirusi ishte një faktor kryesor në fillimin e tij, votimi i mosbesimit kundër z. Kurti gjithashtu u nxit nga një mosmarrëveshje shumë më e thellë se si të zgjidhej një ngërç dhjetëvjeçar midis Kosovës dhe Serbisë.

Presioni amerikan u citua posaçërisht nga ish-partnerët e koalicionit të zotit Kurti si një arsye tjetër për t’u tërhequr nga qeveria e tij këtë javë.

“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci Rambo. Si dëm kolateral, ata do ta rrëzojnë një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratik.”- u shpreh  Petritsch një ish-i dërguar i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Para se zoti Kurti të merrte detyrën e kryeministrit të Kosovës, administrata Trump u përpoq të mbaronte mosmarrëveshjen duke ndërmjetësuar një marrëveshje midis Z. Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Përshtatur nga Nytimes 

 A.C/Dosja.al

Shto Koment