Bota

The Guardian nxjerrë të palarat e Kinës: Ja ç’bën autoritetet me ujgurët “për shkak të pandemisë”. Banorët u mbyllën me forcë brenda dhe u detyruan të…

The Guardian ka raportuar se njerëzit dhe kryesisht ujgurët po mbyllen me forcë nga autoritetet në shtëpitë e tyre si një  masë mbrojtëse për të trajnuar sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19.
Featured image of article: The Guardian nxjerrë të palarat e Kinës: Ja ç’bën autoritetet me ujgurët “për shkak të pandemisë”. Banorët u mbyllën me forcë brenda dhe u detyruan të… Foto Ilustruese

KINË – Anëtarët e komunitetit musliman ujgur në provincën Xinjiang po detyrohen të marrin mjekime tradicionale kineze, dhe janë urdhëruar të qëndrojnë brenda për javë të tëra. Ky është përfundimi që ka nxjerrë prestigjozja The Guardian bazuar në  postimet e rrjeteve sociale. The Guardian ka raportuar se njerëzit dhe kryesisht ujgurët janë mbyllur  me forcë nga autoritetet në shtëpitë e tyre si një  masë mbrojtëse për të trajnuar sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregohet se njerëzit kërkojnë ndihmë dhe pretendojnë se ata janë mbyllur me forcë në banesat e tyer për javë të tëra. Ndërkohë në këtë qytet që nga mesi i gushtit nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19.

Provinca autonome Xinjiang është provinca më e madhe kineze me një popullsi kryesisht muslimane, e përbërë nga anëtarët e komunitetit turk ujgur dhe kazakë etnikë. Po ashtu në pamjet e publikuara në rrjetet sociale njerëzit janë ankuar se janë lidhur me zingjirë në momentin që kanë dashur të largohen nga shtëpia e tyre.

Një person është shprehur se që ata ishin mbajtur në një qendër karantine për dy muaj dhe i ishte kërkuar që të merrte ilaçin Lianhua Qingëen, një ilaç bimor që Kina ka promovuar si një trajtim për Covid-19.

Organizatat kineze për të drejtat e njeriut po përpiqen të tregojnë për bashkësinë ndërkombëtare problemin e komunitetit ujgur në Xinjiang, ku miliona njerëz janë burgosur në kampe “transformimi dhe edukimi të mëtejshëm”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch (HRË) gjithashtu deklaroi se shumë njerëz në Xinjiang kanë përfunduar në paraburgim në të ashtuquajturat qendra të edukimit politik në dy vitet e fundit.

Këta janë persona që u vlerësuan si të rrezikshëm nga autoritetet dhe urdhëruan të ashtuquajturin veprim parandalues ​​policor kundër tyre.

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ekzistencën e këtyre qendrave dhe ia përcolli atë zyrtarëve kinezë në një takim të Dialogut për të Drejtat e Njeriut.

Pekini Zyrtar mohon ekzistencën e kampeve të tilla në Xinjiang, dhe Ministria e Punëve të Jashtme kineze pretendon se këto janë qendra që përdoren ekskluzivisht për arsimin profesional.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment