LIVE UPDATES
Aktualitet

“The Economist” shkruan për bazën e NATO-s në Kuçovë: Vendi që dikur ishte pjesë e Traktatit të Varshavës

20 Shtator 2019, 10:28 Nga DOSJA
“The Economist” shkruan për bazën e NATO-s në

KUÇOVË- Prestigjozja “The Economist” sot i ka kushtuar një artikull bazës ajrore të Kuçovës. Në një shkrim të gjatë jepen detaje për basën e Kuçovës, aty ku NATO të investojë 50 milionë dollarë.

Baza e Kuçovës do të shndërrohet në një vend ku NATO do të ketë aktivitetin e saj, që sipas “The Economist” Shqipëria është një vend ish-komunist që tashmë po shkon drejt perëndimit. “Në Kuçovë ata qëndrojnë të mjerë në goma të shfryra. Mbishkrimet në rezervuarët e karburantit kujtojnë vitet 1970, kur inxhinierë nga Kina montuan MiG-ët që kishin dërguar këtu dhe kur burra si z. Vangjeli stërviteshin atje”, citohet më tej në shkrim.

SHKRIMI I PLOTË

Duke fluturuar në formacion perfekt, ata rrotullohen mbi pistë përpara se të prekin tokën. Për momentin, pëllumbat janë të vetmit që përdorin aktivisht bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Por jo për shumë kohë. Në fillim të vitit të ardhshëm, makineritë e rënda pritet të lëvizin për të kthyer këtë bazë ajrore të heshtur në një bazë të NATO-s. Shtatëdhjetë e një avionë të ndryshkur dhe të prishur sovjetikë dhe kinezë do të largohen prej këtu. ‘Ditët e lavdishme po rikthehen,’ thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një ish-pilot MIG-ësh në pension.

Shqipëria komuniste kishte një forcë ajrore të frikshme, por që prej vitit 2005 shqetësimet për sigurinë dhe mungesa e parave detyruan që MiG-ët e saj të fundit të uleshin në tokë. Në Kuçovë ata qëndrojnë të mjerë në goma të shfryra. Mbishkrimet në rezervuarët e karburantit kujtojnë vitet 1970, kur inxhinierë nga Kina montuan MiG-ët që kishin dërguar këtu dhe kur burra si z. Vangjeli stërviteshin atje. Aktualisht, Forca Ajrore shqiptare ka në përdorim helikopterë. Kuçova pret vetëm avionë agrokulturorë (për spërkatje) dhe disa vizitorë ushtarakë. Ajo mbetet e hapur në raste emergjencash.

Një ekip i NATO-s është duke vendosur se si do të investojë rreth 50 milion dollarë në fazën e parë të rindërtimit të bazës. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pasi kishte lënë Traktatin e Varshavës në vitin 1968 pas vitesh mosmarrëveshjeje me Rusinë. Plani nuk është që Aleanca të ketë avionë të vendosur atje përgjithmonë, por që ajo të jetë një bazë operative për furnizimim me karburant dhe për ruajtjen e municioneve në tunelet e saj të epokës komuniste, të ndërtuara fillimisht për të strehuar 100 aeroplanë luftarakë.

Në vitet 1970 baza punësonte 3.000 njerëz, thotë komandanti i saj, major Arqile Olldashi. Tani numri është 110. Kjo, plus shkatërrimi i industrive të epokës komuniste, çoi që popullsia e Kuçovës të ulej nga 20,000 në rreth 12,000 banorë. Është ende e dukshme pista e parë, e shtruar nga një kompani italiane e naftës në 1939. Vendasit shpresojnë se rindërtimi i bazës do të thotë punë për ta. Në kulmin e saj mesatarisht 25 fluturime zhurmonin çdo ditë.

Në 1999 NATO ngriti dronë nga baza gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë egërsisht pro-Amerikanë, veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane për kosovarët kundër serbëve në atë kohë. Zyrtarët e NATO-s minimizojnë raportet se ata janë të shqetësuar për atë që rusët mund të bëjnë në Ballkanin Perëndimor. Por shuma e madhe e parave që ata po investojnë në Kuçovë nënkupton të kundërtën.

Fuqia ushtarake e Shqipërisë po ripërtërihet në mënyra të tjera. Një stacion radarësh pjesërisht i financuar nga Pentagoni është duke u ndërtuar në male; nga viti i ardhshëm, ajo do të zbardhë pikat e zeza në aftësinë e mbikëqyrjes së NATO-s në Ballkan. Kjo, thotë Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, do ta bëjë vendin e saj “syrin në rajon” të NATO-s.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baza e kucovës baza e natos baza ushtarake the economist per kucoven baza e kucovës baza e natos baza ushtarake the economist per kucoven

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni