Sport

Thatësirë në Lisbonë, Ateltico Madrid dhe Leipzig e mbyllin pjesën e parë me rrjeta të paprekura

Pjesa e parë e sfidës ndërmjet Atletico Madrid dhe Leipzig përfundoi me rezultatin 0-0. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar.
Featured image of article: Thatësirë në Lisbonë, Ateltico Madrid dhe Leipzig e mbyllin pjesën e parë me rrjeta të paprekura Pamje nga ndeshja

CHAMPIONS LEAGUE-Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë ndërmjet Leipzig dhe Atletico Madrid. Loja ishte e vakët dhe asnjëra nga skuadrat nuk u shfaq rrezikshëm në zonën kundërshtare. Si spanjollët dhe gjermanët, u përpoqën që të mos pësonin në pjesën e parë.

Më afër golit i shkuan gjermanët e Leipzig me një goditje në minutat e para të ndeshjes, që përfundoi pak mbi traun e traversës së portës së mbrojtur nga Oblak.

Gjermanët u shfaqën më mirë se spanjollët në pjesën e parë, teksa arritën të mbanin edhe kontrollin e topit, por pa rrezkuar seriozisht portën e kundërshtarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fituesja e sfidës së sotme do të përballet në çerekfinale me francezët e PSG, të cilët mposhtën 2-1 Atalantën mbrëmjen e djeshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment