Sport

“Thatësirë” në Elbasan Arena, Kukësi dhe Teuta barazim në aktin e parë të Kupës

Skuadra që do të mbërrijë në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit në 15 korrik në “Niko Dovana”
Featured image of article: “Thatësirë” në Elbasan Arena, Kukësi dhe Teuta barazim në aktin e parë të Kupës Kukësi-Teuta

ELBASAN-Është mbyllur në barazim 0-0 sfida e parë gjysmëfinale mes Kukësit dhe Teutës. Një ndeshje e luftuar dhe që prodhoi spektakël nga të dyja ekipet, por që në fund nuk doli asnjë fitues. Në pjesën e parë lojtarët e Kukësit ishin më të freskët, Ethemi në minutën e 15-të apo edhe Rroca në të 30-tën nuk arritën dot të mposhtnin Frashërin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pjesën e dytë situta ndryshoi dhe Teuta u shfaq me një marsh më tepër. Lorenco Vila dhe Hebaj, nuk arritën të ishin konkretë në rastet që ju paraqitën, ndërsa durrsakët kanë pretendime sa i përket gjykimit pasi në minutën e 71-të pretenduan për 11-m. Skuadra që do të mbërrijë në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit në 15 korrik në “Niko Dovana”, pasi që të dyja skuadrat lënë të hapur çdo mundësi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment