Virale

‘Thatësia do kalojë, shpejt do të vijnë përmbytjet’, rrjetet sociale kryqëzojnë Veliajn për mungesën e ujit

Rrjeti nuk është ndalur me 'meme' që tregojnë absurdin e mugesës së ujit të pijëshëm në kryeqytetin e Shqipërisë në shekullin e 21-të. 
Featured image of article: ‘Thatësia do kalojë, shpejt do të vijnë përmbytjet’, rrjetet sociale kryqëzojnë Veliajn për mungesën e ujit Memet në rrjet

TIRANË– Lagje të tëra të Tiranës muajin gusht, më të nxehtin në vend, e kanë kaluar pa ujë. (LEXO KËTU)

Që në fillim të gushtit dhe deri sot, zona e Astirit ka pasur mungesë të theksuar të ujit, pasi furnizoheshin vetëm një orë në ditë.

Por dhe pse mijëra banorë të këtyre lagjeve, që janë shumë të mëdha, nuk kanë ujë, ende nuk kemi asnjë reagim nga Bashkia Tiranë.

Ndërkohë edhe rrjeti nuk është ndalur me ‘meme’ që tregojnë absurdin e mugesës së ujit të pijëshëm në kryeqytetin e Shqipërisë në shekullin e 21-të.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment