Dikur

Thaçi zgjedh serbët: Tash tre javë bashkëpunojmë. Më lehtë me ta se me Rugovën

Presidenti aktual i Kosovës dhe ish-presidenti Rugova, nuk i kanë pasur aq mirë marrëdhëniet. Thaçi dikur shprehej se më lehtë e kishte të bashkëpunojë me serbët sesa me Rugovën.
Featured image of article: Thaçi zgjedh serbët: Tash tre javë bashkëpunojmë. Më lehtë me ta se me Rugovën

KOSOVË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është akuzuar vazhdimisht nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, si argat i Serbisë dhe njeriu që tentoi të realizojë projektet serbe për copëtimin e Kosovës.

Nga ana tjetër, Thaçi i është përgjigjur Berishës, teka e akuzon si bashkëpunëtorë të Millosheviçit, apo si personi që strehoi Arkanin dhe ka quajtur UÇK-në si organizatë terroriste. Po ashtu ai ka sfiduar ish-kryeministrin Sali Berisha që t’i përgjigjet pyetjes se përse ish-Presidenti Rugova nuk i ka dhënë as dorën atij.

Por nga një vështrim në mediet Kosovare, të kohës pas luftës kur presidenti Ibrahim Rugova ishte gjallë, thotë se më të lehtë e kishte të bashkëpunojë me serbët se me Rugovën.

Duke iu përgjigjur pyetjes së “Le Monde”: Kush mund të integrohet më lehtë në qeverisjen e Thaçit, serbët apo Presidenti Rugova, Thaçi do të thoshte:

“Serbët! … serbët do të integrohen në proceset politike të Kosovës. Unë vet tash tri javë rresht jam duke bashkëpunuar me serbët në Kosovë”.

Më poshtë një shkrimi i publikuar në një prej gazetave të Kosovës, duke u bazuar në intervistën e Thaçit të dhënë për “Le Monde”.

Shkrimi në një nga gazetat e kohës në Kosovë

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment