Politike

Thaçi, Veseli e Selimi në Hagë/ Presidenti Meta tregon ‘darkën e fundit’ me ish-homologun e Kosovës: Ishte i qetë

Presidenti Ilir Meta tregoi se pak kohë më parë kishte darkuar me Thaçin në shtëpinë e tij, dhe u shpreh se ky i fundit ishte shprehur i qetë dhe i gatshëm për të përballuar gjithçka. 
Featured image of article: Thaçi, Veseli e Selimi në Hagë/ Presidenti Meta tregon ‘darkën e fundit’ me ish-homologun e Kosovës: Ishte i qetë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar akuzat e ngritura për krime lufte ndaj ish-homologut Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tregoi se pak kohë më parë kishte darkuar me Thaçin në shtëpinë e tij, dhe u shpreh se ky i fundit ishte shprehur i qetë dhe i gatshëm për të përballuar gjithçka.

PJESË NGA INTERVISTA:

Keni pasur dijeni për akuzat?

Meta: Jo nuk kemi pasur informacion zyrtar por një situatë e tillë ishte e pritshme, edhe pse kishim shpresë që aktakuza mos të konfirmohej nga Gjykata. Nuk ka ndodhur asnjë herë më parë, por nuk ka qënë diçka e papritur. Serbia ka furnizuar me dokumenta në rrugë zyrtare… Ka ndodhur me Haradinajn dhe Limajn.

E prek strukturën e UÇK-së?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta: I gjithë qëllimi është dëmtimi i luftës së Kosovës, por zhbërjen e shtetit të Kosovës. Është sponsorizim i fuqishëm e Shqipërisë. Nuk kemi të bëjmë me akuza personale. Kemi të bëjmë me akuza politike. Ishte e vështirë të mendohej se Thaçi të mbetej jashtë këtyre akuzave të inskenuara.

Keni biseduar me Thaçin në këto kohë?

Meta: Ne kemi biseduar, ishim për një drekë të gjatë në shtëpinë time. Bashkë me zotin Pacolli dhe kolegë të tjerë. Ka qënë i ndërgjegjshëm por edhe shumë i qetë. Sjellja e tij ka qënë e përgjegjshme dhe dinjitoze.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment