Rajoni

Thaçi “thyen heshtjen”/ Amerika e bën t’u rikthehet rrjeteve sociale, uron Pavarësinë e SHBA: Zoti e bekoftë miqësinë tonë

Thaçi shprehet se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.
Featured image of article: Thaçi “thyen heshtjen”/ Amerika e bën t’u rikthehet rrjeteve sociale, uron Pavarësinë e SHBA: Zoti e bekoftë miqësinë tonë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

PRISHTINË– Sot në ditën e Pavarësisë  së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një urim.

Thaçi shprehet se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike. Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë. Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! HTH”-  ka shkruar Thaçi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Thaçit ne Facebook.

Kujtojmë se ky reagim në rrjetet sociale me rastin e pavarësisë së SHBA-së, vjen në një situatë delikate ku vetë Thaçi nuk ka qenë aktivë në rrjetet sociale që prej momentit të publikimit të aktakuzës ndaj tij.

Më 24  qershor , Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment