Politike

Thaçi takohet me Ramën: Biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave

Takimi ka qenë informal dhe diskutimet kanë qenë për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.
Featured image of article: Thaçi takohet me Ramën: Biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave Hashim Thaço dhe Edi Rama, foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shqipëri për konferencën “Feja si instrument për paqen”, ka zhvillaur dhe një takim me Edi Ramën. Lajmi ësthë bërë i ditur nga Hashim Thaçi, icili me anë të një reagim inë Facebook, ka treguar dhe detaje.

Takimi ka qenë informal dhe diskutimet kanë qenë për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare.

 “Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkruan Thaçi.

Thaçi ndodhet në Tiranë pasi ka marrë pjeesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment