Rajoni

Thaçi pas takimit me Kurtin: Vendimet që do të merren në vazhdim, do të jenë në përputhje me vullnetin e partive dhe Kushtetutës

Sa u përket takimeve  dhe bisedës që zhvilloi me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Thaçi tha se veprimet që do të merren në ditët në vazhdim do të jenë në përputhje me Kushtetutën, ku përmendi edhe themelimin e institucioneve të reja.
Featured image of article: Thaçi pas takimit me Kurtin: Vendimet që do të merren në vazhdim, do të jenë në përputhje me vullnetin e partive dhe Kushtetutës Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimeve të paradites së sotme me tre krerët epartive politike, LVV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Thaçi si fillim ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u kujdesur për qytetarët në kohën e përhapjes së koronavirusit, duke shtuar se qytetarët po tregojnë disiplinë  dhe respektimi i rregullave të marra nga qeveria po ndihmojnë në luftën kundër koronavirusit.

Rrini në shtëpi do ta përballojmë më lehtë, të prekurve nga virusi ju urojmë shërim sa më të shpejtë.”- u shpreh Thaçi.

Sa u përket takimeve  dhe bisedës që zhvilloi me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti,  ai tha se veprimet që do të merren në ditët në vazhdim do të jenë në përputhje me Kushtetutën, ku përmendi edhe themelimin e institucioneve të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë do të vazhdojë, sot si president duke respektu kushtetutën mandatin tim, pas mocionit të mosbesimit jam detyruar që të filloj konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm në funksionimin e institucioneve të Kosovës, apo themelimin e institucioneve të reja.  Sot kam takuar kryetarin e LVV’së, kryetarin e LDK’së me ekipet e tyre dhe kryetarin e PDK’së. Nesër do të vazhdoj t’i takoj liderët tjerë në mënyrë që të krijoj një bazë të opinioneve apo të formsoj veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarr si president i vendit. Bazë e imja do të jetë respektimi i plotë i legjitimitetit qytetar duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e votëbesimit me 25 mars. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarrë si president pas konsultimeve do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën, ligjet por edhe praktikat e mëhershme. Pra do të jetë një proces i konsultuar kushtetues dhe ligjor për të cilin ju do të njoftoheni menjëherë.“- është shprehur Thaçi para mediave.

Paraditen e sotme  në ambientet e Presidencës së Republikës së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, e  më pas edhe me liderët e partive të tjera në  vend.  Kurti  tha që e vetmja çëshjte që do flas me Thaçin është Kushtetuta, dhe pas përfundimit të takimit tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Por nga ana tjetër Thaçi ka mbështetur Kurtin ku pas takimit ka deklaruar se çdo vendim nga tani e në vazhdim do të merret në përputhje  të Kushtetës dhe vullnetit të partive politike në vend. Albin Kurti u rrëzua nga qeveria me një mocion mosbesimi që u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment