Rajoni

Thaçi paralajmëron Serbinë: Do të përballet me drejtësinë për gjenocidin në Kosovë ndaj civilëve

Presidenti i Kosovës gjatë një vizite në burgun e Dubravës tha se Serbia do të përgjigjet para drejtësisëpër krimet e luftës.
Featured image of article: Thaçi paralajmëron Serbinë: Do të përballet me drejtësinë për gjenocidin në Kosovë ndaj civilëve Hashim Thaçi

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pranishëm ditën e sotme në burgun e Dubravës, në përkujtim të të burgosurve të vrarë 21 vite më parë nga forcat serbe. Thaçi u shpreh, se masakra në këtë burg është ndër më mizoret, duke thënë se të burgosurit kanë qenë të pambrojtur kur u sulmuan, në kundërshtim të plotë me çdo konventë dhe ligj ndërkombëtar.

Më tej presidenti kosovar, paralajmëroi Serbinë, se derisa të vihet drejtësia në vend për viktimat, Kosova nuk do të ndalet.

“Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile dhe për të gjithë këto masakra që u kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë luftës së Kosovës, trupat serbe kanë vrarë 13 mijë civilë, kanë kryer mbi 400 masakra dhe kanë dhunuar mbi 20 mijë gra.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment