Rajoni

Thaçi nis konsultimet për formimin e qeverisë se re, njofton ambasadorët dhe i dërgon ftesë Kurtit

Albin Kurti, të dielën e ka ftuar Thaçin të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se t’ia kërkojë mandatarin.
Featured image of article: Thaçi nis konsultimet për formimin e qeverisë se re, njofton ambasadorët dhe i dërgon ftesë Kurtit Hashim Thaçi gjatë takimit me ambasadorët

KOSOVË- Kriza politike nuk po gjen zgjidhje, pasi Presidenti dhe Kryeministri në detyrë janë në mendime të kundërta me procedurat që duhet të vijojnë pas rrëzimit të qeverisë. Ndërkohë, Presidenti Hashim Thaçi ka nisur konsultimit me të gjithë faktorët. Sot ai ka pritur në një takim ambasadorët e QUINT-it dhe atë të Bashkimit Evropian, ku i ka informauar se ai do të nisë konsultimet me partitë për formimin e qeverisë së re pa zgjedhje.

Sipas njoftimit për media të Zyres së Presidentit, gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ka thënë Thaçi në takim me ambasadorët.

“Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik”, shkruhet në njoftim.

Por nga ana tjetër Vetëvendosje është e vendosur se pa të në qeveri, nuk mund të ketë qeveri të re dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të rjea pas situatës së epidemisë. Albin Kurti, të dielën e ka ftuar Thaçin të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se t’ia kërkojë mandatarin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por sot Presidenti ka ftuar Kurtin në një takim për ditën e mërkurë, për të biseduar më gjatë për këtë çështje. “Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.

Qeveria e Kosovës u rrëzua javën e shkuar me votat e 82 deputetëve, pas mosionit të mosbesimit që inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment