Rajoni

Thaçi flet për krizën politike në Kosovë: 90 deputetë kërkojnë qeveri të re, vetëm LVV do zgjedhje

Thaçi ka folur dhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, që sipas tij mundësinë janë shumë të pakta, pasi 90 deputetë janë të gatshëm për qeveri të re.
Featured image of article: Thaçi flet për krizën politike në Kosovë: 90 deputetë kërkojnë qeveri të re, vetëm LVV do zgjedhje Hashim Thaçi, President i Kosovës

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot për krizën politike në Kosovë dhe u shpreh se ai do zbatojë vetëm Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Thaçi ka folur dhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja, që sipas tij mundësinë janë shumë të pakta, pasi 90 deputetë janë të gatshëm për qeveri të re.

Presindeti i Kosovës do të zbatojë në përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.Kryeministri Albin Kurti është rrëzuar me 85 vota. Pra janë 2/3 e Kuvendit që kanë votuar kundër Kurtit. Kurti kërkon zgjedhje por janë 90 deputetë kundër tij. I kam ftuar të gjithë anëtarët e partive dhe më kanë shprehur se janë të gatshëm për të krijuar një qeveri të re dhe të mos shkojnë në zgjedhje”, u shpreh Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej duke folur për pandeminë në vend dhe masat kufizuese, Presidenti tha se Kurti shkeli Kushtetutën. “Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment