Rajoni

“Ky është çmimi i lirisë”, Thaçi pyetet për 6 orë nga prokurorët e Speciales në Hagë: Kthehem sërish nesër

VIDEO
Dy ditë para kësaj interviste, Thaçi shkoi në varrin e luftëtarit Adem Jashari, për t’i bërë nderimet dhe për t’i thënë se dielli do të lindë përsëri. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë.
Featured image of article: “Ky është çmimi i lirisë”, Thaçi pyetet për 6 orë nga prokurorët e Speciales në Hagë: Kthehem sërish nesër Hashim Thaçi në Hagë
Përditësuar:

HOLANDE-Presidenti Hashim Thaçi ka nisur përballjen me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të përgjigjet për akuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte. Pas gjashtë orësh duke u marrë në pyetje Thaçi ka dalë nga Prokuroria Speciale në Hagë, por nuk ka folur gjatë, përveçse ka bërë me dije se do të rikthet sërish nesër.

 “Unë sot kam dëgjuar  shkëmbimet e teknaliteteve të  ndryshme mes avokatit, Z. Prosper dhe prokurorëve për çështje sqaruese e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër.”– është shprehur Thaçi.

Ndërsa para se të hynte brenda ambienteve të Dhomave të Specializuara ku zhvillohen seancat e marrjes në pyetje, Thaçi tha se lufta e Kosovës është një histori suksesi, dhe shtoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje, së pari për djalin e tij.

“Sot, jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi në anglisht për mediat. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Kosovës, do të dëgjojë pyetjet e prokurorit në Hagë dhe do t;u përgjigjet atyre. Pas Thaçit, në intervistë do të futet edhe Kadri Veseli, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza. Presidenti Hashim Thaçi, u nis dje në Hagë nga aeroporti i Rinasit në Tiranë. Në një intervistë të dhënë për Top-Channel, Thaçi u shpreh pak orë para përballjes me Prokurorinë se do të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij. Ai shtoi se ka shkelur ligje të Millosheviçit, dhe se tashmë ka ardhur koha të përballet me çmimin e lirisë.

Dy ditë para kësaj interviste, Thaçi shkoi në varrin e luftëtarit Adem Jashari, për t’i bërë nderimet dhe për t’i thënë se dielli do të lindë përsëri. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

(f.m;f.g/dosja.al)

  • 19:24

    6 orë duke u intervistuar në Hagë, Thaçi: Nesër do rikthehem përsëri

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme u paraqit në Hagë për t’u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar. E teksa ka qëndruar prej orës 13:00 duke u intervistuar, vetëm pak minuta më parë ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje. Pas gjashtë orësh marrje në pyetje Presidenti Thaçi nuk ka folur gjatë, por ai ka thënë shkurtimisht se  do të rikthet sërish ditën e nesërme.

    “Unë sot kam dëgjuar  shkëmbimet e teknaliteteve të  ndryshme mes avokatit, Z. Prosper dhe prokurorëve për çështje sqaruese e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër.”– është shprehur Thaçi.

    Aktakuza mbi Presidenti Thaçi erdhi që prej datës 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, vetëm tre ditë përpara takimit të organizuar në Washington për dialogun Kosovë-Serbi ku do të merrte pjesë dhe Thaçi.

  • 17:58

    Thaçi në Prokurorinë Speciale në Hagë/ Avokati: Aktakuza nuk është e qartë, nuk mund të themi asgjë pa një vendim

    Avokati Taulant Hodaj.

    Avokati Taulant Hodaj, në Prokurorinë Speciale, teksa ka folur në një intervistë ditën e sotme për “AbcNews” ka folur në lidhje me gjyqin për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që ditën e sotme ndodhet në Hagë ku edhe po intervistohet për aktakuzën që rëndon mbi të. Avokati ka deklaruar se ende nuk është vendosur se cili do të jetë avokati mbrojtës për kreun e shtetit të Kosovës gjatë gjyqit në Hagë. “Në lidhje me ftesën e  Thaçit në Hagë, ai ka thenë se është ftuar nga zyra e prokurorit të specializuar dhe jo nga gjyqtari i procedurës paraprake, kështu që funksionet e prokurorit ka të listuara se çfarë mund të bëj, deri më tani e kemi të paqartë një gjë të tillë. Presidenti duhet të ketë parasysh që të vlerësoje dhe të japë çdo të dhënë që është në të mirë të mbrojtjes së tij, ose nëse merr ndonjë urdhër nga zyra e prokurorit të specializuar për të mos publikuar ndonjë informacion atëherë është në dorë të tij që ta zbatojë një gjë të tillë. Nuk dihet akoma qartë se cili do të jetë avokati mbrojtës i presidentit Thaçi por ai duhet të ketë një ekip profesional por akoma s’jam në dijeni se ka një emër tashmë.”- është shprehur avokati. Më tej avokati është shprehur deri më tani nuk ka asnjë mendim në lidhje me vendimin që mund të merret, duke theksuar se është legjitime për të folur për një vend në momentin që ato nuk kanë aktakuzën dhe nuk kanë provat. Sipas Hodaj ajo që dihet deri më tani është se presidenti Thaçi është ftuar nga Prokurori i specializuar për një interviste, në lidhje me rolin e tij në ushtrinë e UÇK-së.

  • 16:27

    Thaçi tre orë brenda Prokurorisë Speciale në Hagë duke u intervistuar

    Pamje nga Prokuroria Speciale në Hagë

    Kanë kaluar tri orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet.  Kanë kaluar tre orë që pre momentit kur Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi ka hyrë në ambientet e mbrendshme të  Prokurorisë Speciale në Hagë,  ku vijon të ende të intervistohet. Prej orës 13:00 të kësaj të hëne Presidenti Thaçi ka arritur në vendin ku është thirrur për t’u intervistuar, pas dorëzimit të aktakuzës, sipas të cilës, ai dyshohet se ka kryer mbi 100 krime gjatë kohës së luftës në Kosovë.  Siç shkruajnë edhe mediat vendase Thaçi ka angazhuar për avokat, juristin e njohur amerikan, Pierre – Richard Prosper. Ish-drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sot është president i vendit, deklaroi paraditen e sotme për mediat se “do ta kalojë këtë sfidë me sukses për djalin, familjen dhe kombin”. Thaçi ka thënë se nëse i konfirmohet aktakuza ndaj tij, atëherë do të japë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës.

  • 13:19

    Avokati i Hashim Thaçit është "krahu" i djathtë i ish-presidentit amerikane George Bush

    Juristi dhe presidenti Bush

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur nga sot betejën me drejtësinë në Hagë, ku sot nis edhe faza e parë e marrjes në pyetje. Gazeta Express raporton se ai ka marrë si avokat për në Hagë, juristin e njohur amerikan, që ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore, Pierre Richard Prosper. Thaçi gjatë Luftës në Kosovë ka qenë ish-drejtor Politik i UÇK-së, do ta shoqërojë Prosper gjatë intervistimit. Prosper ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George Ë. Bush. Por ende nuk dihet se kush do të jetë avokati i presidentit, pasi avokati amerikan nuk figuron në listën e 179 avokatëve të akredituar që Tribunali i ka publikuar. Ndërkohë që janë edhe emra të tjerë të përfolurë që mund të mbrojë Thaçin. Përmenden edhe ish-prokurori në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit, Geoffrey Nice, dhe avokati kroat Luka Misetiq, që në Hagë kishte mbrojtur komandantin kroat, Ante Gotovinën.

  • 13:10

    FOTO/ I rrethuar nga mbështetës, presidenti Hashim Thaçi hyn në gjykatën e Hagës, marrja në pyetje nisi që më 13:00

    Hashim Thaçi në Hagë

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hyrë në godinën e dhomave Speciale ku ndodhet Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Që prej orës 13:00, Thaçi do të merret në pyetje në lidhje me krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij, Kadri Veselit dhe disa ish-ushtarëve të tjerë të UCK. Në mbështetje të presidentit ndodhen dhjetëra persona, shqiptarë të Kosovës dhe komunitet i diasporës shqiptare.

Shto Koment