Rajoni

Thaçi ashpërson tonet me Albin Kurtin: Ka uzurpuar skenën e kryeministrit, po sillet si njeri i paligjshëm

Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë verdiktin për vlefshmërinë e mandatit të Abdullah Hotit, presidenti Hashim Thaçi ka akuzuar Albin Kurtin, për uzurpim të zyrës së kryeministrit.
Featured image of article: Thaçi ashpërson tonet me Albin Kurtin: Ka uzurpuar skenën e kryeministrit, po sillet si njeri i paligjshëm Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

KOSOVË-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Nga burgu i Dobravës ku kishte shkuar për vizitë, Thaçi ka akuzuar Kurtin, për uzurpim të zyrës së kryeministrit, pas dy shkeljeve kushtetuese.

“Nuk e di sa është e rëndësishme që të dërgojmë mesazhe politike këtu, nga kjo hapësirë e burgut të Dubravës, sidoqoftë jetë juve si mediume kemi obligim të ju përgjigjemi, të jemi korrekt e transparent. Ajo çka unë mendoj është që ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të Kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”, u shpreh Thaçi.

Më tej ai shtoi, se kryeministri nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, por të pranojë dhe respektojë vendimin e këtij organi të drejtësisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sidoqoftë jetë duhet të kemi durim duhet që qartësisht të punojmë po edhe të respektojmë të gjithë, kushdo që të jetë në krye të institucioneve ose spektrit politik shoqëria civile mediat, të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme, siç janë deklaruar ata, në asnjë formë të mos pretendoj dikush që të bëj ndonjë presion prandaj, ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe pastaj ti dhënë opinionet tona dhe qëndrimet”, vijon Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, pasi presidenti dekretoi Abdullah Hotin si kryeministër, propozim ky nga KLD. Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse vendimi i Thaçit është i ligjshëm apo jo.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment