Showbiz

Tha se revolucionoi Fiks Fare, Anabel demaskon Luana Vjollcën: Je ngatërruar, gabohesh!

E quajti veten shkaku i revolucionit në emisionin investigativ, Anabel rreshton detajet që nuk përputhen.
Featured image of article: Tha se revolucionoi Fiks Fare, Anabel demaskon Luana Vjollcën: Je ngatërruar, gabohesh! Moderatorja, Luana Vjollca.

Luana Vjollca foli gjatë rreth karrierës së saj në intervistën e bërë së fundmi me “Global Women”. Ndonëse baza e kësaj reviste ndodhet në Angli, themeluesja është Mirela Sula, gazetare, psikologe dhe folëse e njohur shqiptare rreth bisedave motivuese.

Gjatë intervistës, Luana u kthye shumë pas në kohë, në fillimet e saj në Top Channel, kur ishte vetëm 15-vjeç. Teksa tregonte rreth eksperiencës së parë si velinë në “Fiks Fare”, moderatorja e “Shiko kush Luan” tha se ishte e para velinë që kërkoi të vendoseshin mikrofonat, kështu që edhe ato do të mund të flisnin.

“Kur isha 15-vjeç, fillova të punoja në Top Channel. Asokohe, isha balerinë në një emision investigativ. Ti e di që ka paragjykime dhe njerëzit shpesh mendojnë se një vajzë që kërcen gjatë një emisioni të tillë është thjesht një “vajzë e bukur”.

Unë e theva këtë paragjykim dhe kërkova të drejtën për të folur. Për herë të parë, u vunë mikrofonat për ne dhe kur donim të bënim ndonjë batutë a shaka, ishim të lira për ta bërë.Që nga ajo kohë, s’kam ndaluar më së foluri.”- e mbyll rrëfimin Luana duke qeshur.

Por, ndalojmë pak këtu. Me siguri, Vjollca po gabohet në kujtime ose ndoshta po ngatërron eksperiencat, pasi mikrofonat e velinave kanë qenë aty shumë para se të shfaqej ajo!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse ju kujtohet, rreth viteve 2003-2004 veliat e “Fiks Fare” kanë qenë Xhemi Shehu dhe balerina Manjola Hasani. Dhe siç mund ta shihni, në foton më poshtë, të siguruar nga Anabel.al shfaqet drejtori historik i “Fiks Fare”, Filip Çakulli dhe dy vajzat, bashkë me mikrofonët e vegjël (mizë) vendosur në bluza.

Pas kërcimit, velinave iu vendosej mikrofoni pikërisht për të njëjtat arsye që Luana listoi më sipër. Ato mund të vazhdonin batutat e moderatorëve, mund të thoshin “monitorime” në fund të emisionit apo të jepnin mendim kur i kërkohej.

Kjo “risi”, nuk ka ndodhur në kohën kur Vjollca u bë velinë, por shumë përpara. Luana dhe Marina Vjollca u prezantuan si velinat e reja të “Fiks Fare” pas Xhemit dhe Olës, kështu që nëse Luana mendon se ka bërë revolucion, gabohet.

Marrë nga Anabel

Shto Koment