Bota

Tezat për koronavirusin, drejtori i laboratorit në Wuhan “lan duart”: Kemi 3 lloje virusesh të lakuriqit të natës, por jo COVID-19

Laboratori i Wuhan në Kinë, ka hedhur poshtë tezën se COVID-19 ka dalë nga aty, duke përforcuar idenë se ka shpërthyer në tregun e kafshëve.
Featured image of article: Tezat për koronavirusin, drejtori i laboratorit në Wuhan “lan duart”: Kemi 3 lloje virusesh të lakuriqit të natës, por jo COVID-19 Laboratori në Wuhan
Përditësuar:

KINË- Në Institutin e Virologjisë në qytetin Wuhan, ku shpërtheu koronavirusi, janë identifikuar tre lloje të ndryshme koronavirusësh nga lakuriqi i natës. Drejtori i institutit,Wang Yanyi, është shprehur për televizionin shtetëror kinez, se asnjë nuk përputhet me virusin që po merr mijëra jetë njerëzish. Ai vijoi më tej duke thënë, se akuzat e presidentit amerikan, Donald Trump, se virusi doli nga laboratori kinez, janë lajme të fabrikuara.

Në një intervistë të regjistruar më 13 maj, por të transmetuar të shtunën, ai u shpreh, se në institut ndodheshin disa lloje të ndryshme virusesh nga lakuriqët e natës.

“Ne kemi tre lloje koronavirusësh, por ngjashëria më e lartë e tyre me “Sars-Cov2 është 79.8%”, u shpreh Yanyi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai i ka qëndruar tezës së autoriteteve shtetërore kineze, se virusi ka ardhur nga tregu i kafshëve në Wuhan dhe nuk ka dalë nga ndonjë laborator. Presidenti amerikan, Donald Trump ndërkohë ka akuzuar Kinën se nuk mori në kohë masat për koronavirusin, si dhe nuk e dha në kohë informacionin.

Marrë nga Euronews

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment