Sport

Tevez shënon dhe festa e tij do të hyjë në histori, sulmuesi nderon legjendën me fanellën e vitit 1981

Ish-sulmuesi i Juventus shënoi në minutën e 63 dhe më pas, pasi puthi shiritin e kapitenit dedikuar për Maradonën, hoqi fanellën e tij për të treguar një bluze të Boca Juniors të vitit 1981
Featured image of article: Tevez shënon dhe festa e tij do të hyjë në histori, sulmuesi nderon legjendën me fanellën e vitit 1981 Tevez dhe Maradona

ARGJENTINË– Goli i Carlos Tevez shënuar me fanellën e Boca Juniors kishte një dedikim të veçantë për idhullin e tij e Diego Armando Maradona. Javën e kaluar “Apache” nuk zbriti në fushë pasi u trondit nga vdekja e legjendës argjentinase, por në ndeshjen ndaj Copa Libertadores kundër Internacional, festa e tij do të hyjë në histori.

Ish-sulmuesi i Juventus shënoi në minutën e 63 dhe më pas, pasi puthi shiritin e kapitenit dedikuar për Maradonën, hoqi fanellën e tij për të treguar një bluze të Boca Juniors të vitit 1981, një fanellë e veshur nga legjenda argjentinase, të cilën Tevez e kishte trashëguar si dhuratë nga Maradona para disa viteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment