Sport

Teuta e kthen në festë në shtëpi, fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë

Skuadra durrsake e nis ndeshjen keq, por më pas përmbys shkodranët falë edhe gabimeve të portierit kuqeblu
Featured image of article: Teuta e kthen në festë në shtëpi, fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë Teuta feston fitoren

Teuta sot fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Vllaznisë. Ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar, por në fund festuan durrsakët. Kuqeblutë shënuan të parët në “Niko Dovana” me Gurishtën pas vetëm 6 minutash lojë, por Teuta përmbysi rezultatin që në pjesën e parë.

11 minuta më vonë, Hoxha shënoi  golin e parë për Teutën. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Todorovski përmbysi gjithçka pas një gabimi të portierit mik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesa e dytë filloi vrullshëm, derisa Vila shënoi golin e tretë për Teutën, që praktikisht mbylli dhe takimin. Edhe në këtë rast fajin më të madh e kishte portieri i Vllaznisë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment