Rajoni

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 71 numri i total i të infektuarëve

Ditën e sotme janë shënuar edhe 8 pacientë të rinj me koronavirus, duke e çuar numrin total në 71 rang kombëtar.
Featured image of article: Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 71 numri i total i të infektuarëve Foto ilustruese

KOSOVË– Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 8 raste të reja të koronavirusit në Kosovë duke e çuar në total  numrin e të infektuarëve me COVID-19 në 71.

Lajmi është bërë me diej nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ku njoftohet se janë kryer 34 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 4 raste në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.”- thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 452,157 mijë personave të prekur, ndërsa 20,494 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës

A.C/Dosja.al

Shto Koment