LIVE UPDATES
Politike

‘Testoni, testoni, testoni’/ PD: Qeveria të zbatojë porosinë e OBSH, numri i testeve ka rënë drastikisht

17 Mars 2020, 11:50 Nga DOSJA
‘Testoni, testoni, testoni’/ PD: Qeveria të zbatojë

TIRANE– Mjekja Mirela Tabaku ka kërkuar sot në emër të Partisë Demokratike, sqarime nga qeveria sepse nuk zbatohet porosia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të testuar sa më shumë të dyshuar si të prekur nga COVID-19. Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se numri i testeve ka rënie drastike dhe se Qeveria duhet të shpjegojë pse, të rrisë fondet për testimin dhe të testojë masivisht.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, DR MIRELA TABAKU

Partia Demokratike po ndjek me shqetësim zhvillimin e pandemisë së COVID 19 në Shqipëri. Ajo që kemi vënë re është ulja e numrit të personave që testohen krahasuar me fillimin e javës së kaluar. Mënyra sesi po vepron Shqipëria shkon në kundërshtim me porositë e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila këshillon qeveritë për protokollet që duhet të ndjekin për të minimizuar përhapjen e sëmundjes. Vetëm një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i OBSH dha një mesazh shumë të rëndësishëm: TESTONI! TESTONI! TESTONI! Po e citoj të plotë mesazhin e tij për të gjithë qeveritë e botës! “Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Për ta bërë atë, ju duhet të testoni dhe izoloni. Ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: TESTONI, TESTONI, TESTONI.”

Cili është realiteti në Shqipëri? Dy ditë më parë Partia Demokratike, bazuar në numrin e testeve të bëra, e ngriti këtë problematikë me shumë forcë, pasi të dhënat zyrtare të testimeve tregojnë se numri i tyre është ulur në mënyrë drastike dhe të pashpjegueshme. Në 10 mars, një ditë pas konfirmimit të rastit të parë, janë kryer 114 teste. Më 11 mars – 127 teste. Me këtë ritëm është vazhduar deri të premten, kur në 15 mars janë bërë 27 teste, dje vetëm 31 dhe sot u raportua për 42 teste në 24 orët e fundit. Ajo që po ndodh në Shqipëri është se numri i personave që paraqesin ankesa dhe simptoma rritet, ndërsa numri i të testuarve pakësohet. Pyetja e të gjithëve është: çfarë po ndodh? Mungojnë tamponët, mungojnë kitet për t’i analizuar më pas mostrat që merren?

Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë pse veprojmë kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Bazuar nga praktikat më të mira të vendeve të përfshirë nga kjo epidemi, bazuar në atë çfarë OBSH këshillon, duhet që të gjitha marrat e marra, të kombinohen me testime të shtuara. Duhen shtuar fondet për tampone, fondet per kite të bërjes së testeve! Duhet nxituar, pasi jemi vonë! Mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja të rënda! Duhet bërë gjithçka, duhet mobilizuar çdo fond dhe, sëbashku, të bëjmë çdo gjë për të qenë një hap para krizës, për të qenë sa më efikasë. Nuk ka fjalë më të vlefshme për këtë kohë sesa fjalët e Drejtorit të OBSH-së: Testoni, testoni, testoni!

Deklarata e PD vjen pas përditësimit të përditshëm të të dhënave nga ISHP. Silva Bino sqaroi se janë kryer 42 teste në 24 orët e fundit, dhe janë zbuluar 4 raste të reja.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur dhe një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi mirela tabaku plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi mirela tabaku plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni