Politike

Testimet për koronavirusit, Rama ironi me opozitën, Basha: Është i papërgatitur, keni për detyrë të mbroni qytetarët

Kreu i PD-së, kërkoi që qeveria të mbronte shëndetin e njerëzve pasi sipas tij sulmet e Ramës ndaj opozitës, nuk i fshehin dështimet e kabinetit të tij. 
Featured image of article: Testimet për koronavirusit, Rama ironi me opozitën, Basha: Është i papërgatitur, keni për detyrë të mbroni qytetarët

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale. Pasi kreu i qeverisë, Edi Rama tha se strategjinë për koronavirusit e kanë përcaktuar ekspertët, Basha shkruan se qeveria është kapur e papërgatitur dhe nuk mjaftueshëm mjete për të testuar popullin. 

Kreu i PD-së, kërkoi që qeveria të mbronte shëndetin e njerëzve pasi sipas tij sulmet e Ramës ndaj opozitës, nuk i fshehin dështimet e kabinetit Rama. 

Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij,“-shkruan Basha. 

Që prej identifikimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, opozita ka kërkuar testime masive, sipas tyre për të ndjekur edhe instruksionet e OKB-së. Madje kanë ngritur dyshime edhe për numrin e tamponëve që ka në dispozicion qeveria shqiptare për të bërë testimet. Ndërsa sot, kryeministri Rama është shprehur se ekspertët kanë bërë strategjinë dhe se të gjithë të tjerët duhet ta zbatojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Ndërkohë në Shqipëri, 377 të infektuar, 21 viktima dhe 116 të shëruar është bilanci i deritanishëm i ‘luftës’ me COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment