Aktualitet

“Testi serologjik i gabuar”/ Spahia nxjerr rezultatet e radhës: Tamponi i doli dy herë negativ, por ka anti-trupa. Kundërpërgjigjet ISHP: Mësoni dallimin mes analizave dhe testit PCR

Ish-deputeti Bardh Spahia prezanton rastin e një personi që është testuar dy herë, të dyja rastet rezultoi negativ, pra jo mbartës i koronavirusit por kishte anti-trupa. Pak pas deklaratës së Spahisë, një reagim zyrtar erdhi nga ana e Instituti i Shëndetit Publik, i cili siguroi qytetarët se kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare.
Featured image of article: “Testi serologjik i gabuar”/ Spahia nxjerr rezultatet e radhës: Tamponi i doli dy herë negativ, por ka anti-trupa. Kundërpërgjigjet ISHP: Mësoni dallimin mes analizave dhe testit PCR Foto ilustruese

TIRANË– Vijon përplasja në distancë mes Institutit të Shëndetit Publik dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook pretendon se nga ISHP-ja kanë dalë rezultate false për COVID-19. Në denonimin e tij, Spahia prezanton rastin e një personi që është testuar dy herë, të dyja rastet rezultoi negativ, pra jo mbartës i koronavirusit. Ndërsa pas një muaji, pasi Ministria e Shëndetësisë dha leje për bërjen e testit në laboratorë privatë, denoncuesi ka pasur anti-trupa në analizën serologjike. 

“Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals! Ky është një problem shqetësues, të cilin qeveria duhet ta sqarojë! Zonja ministre, nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet serologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë?,“-shkruan Spahia. 

Dokumenti i publikuar nga PD

Pak pas deklaratës së Spahisë, një reagim zyrtar erdhi nga ana e Instituti i Shëndetit Publik, i cili siguroi qytetarët se kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, të prodhuara nga kompani me të cilat punojnë të gjitha vendet e BE-së.

“Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët. ISHP hedh poshte çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij,”-kundërpërgjigjet ISHP-ja. 

DEKLARATA E PLOTË E PD:

Nën heshtjen e papërgjegjshme të qeverisë (nëse do bënin dicka do e kishin shqyer ERTV-në me video), vijojnë të na vijnë denoncime që përforcojnë dyshimet mbi cilësinë e tamponëve e kiteve të testeve për të identifikuar praninë e Covid-19 aktual ose të kaluar.
Ky rast i ri i takon një personi që ishte tamponuar dy herë për shkak se paraqiste simptoma të qarta dhe kishte familjarë të ngushtë (babain) shtruar në spitalin infektiv Covid. Dy tamponët jepnin rezultat negativ. Personi mbas rreth një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, e sic shikohet, rezulton se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG), që konfirmojnë se ka kaluar një infeksion. Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals! Ky është një problem shqetësues, të cilin qeveria duhet ta sqarojë! Zonja ministre, nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet serologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë? Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve sjell mosbesimin e tyre tek kjo qeveri, dhe ndjesinë e abandonimit e lënies në mëshirë të fatit dhe kjo është serioze! Qeveria vazhdon të ketë si strategji të vetme propagandën edhe pse nuk ka përmbushur as premtime që janë jetike: dy spitalet Covid 3 dhe 4! Të premtuara nga kryeministri e ministja e shëndetësisë se do ishin gati për në mars njëherë e pastaj për qershorin, as nuk përmenden më. Kjo qeveri është kosto për shqiptarët në cdo ditë që kalon! Kemi përpara një situatë të panjohur të sjelljes së virusit në muajt e ardhshëm dhe e vetmja gjë që bën ministrja e shëndetësisë, përvec PPP-ve e tenderave sekretë, është t’i marrë detyrën zëdhënësve e punonjësve të shëndetit publik për të përsëritur rregulla higjiene!!!

Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së.
Epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë.

ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët.
ISHP hedh poshte çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij. Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare të informacionit, kur duan të informohen në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendin tonë.

POSTIMI I PLOTË I ISHP-së:

Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA!

Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standarteve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentet bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së.
Epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë. ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët.

ISHP hedh poshte çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij. Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare të informacionit, kur duan të informohen në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendin tonë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment