Politike

“Testi serologjik i gabuar”, PD nxjerr rezultatet, Spahia: Laboranti i QSUT bëri dy herë analizën, tek privati doli pozitiv… shteti e nxorri negativ (FOTOT)

Ish-deputeti pyet qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, nëse ka informacion se edhe testet serologjike njësoj si tamponët janë falsë. 
Featured image of article: “Testi serologjik i gabuar”, PD nxjerr rezultatet, Spahia: Laboranti i QSUT bëri dy herë analizën, tek privati doli pozitiv… shteti e nxorri negativ (FOTOT) Bardh Spahia, ish-deputet i PD

TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk e ka nën kontroll situatën me testimin serologjik, (analiza që provon nëse e ke kaluar COVID-19). Ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar rezultatin e të njëjtit person, i cili është testuar në QSUT, dhe ka dalë negativ në testimin serologjik, ndërsa në spitalin Amerikan ka dalë pozitiv. Spahia thotë se personi i testuar është edhe punonjës i Laboratorit të QSUT. Ish-deputeti pyet qeverinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, nëse ka informacion se edhe testet serologjike njësoj si tamponët janë falsë.

REAGIMI I PLOTË: 

Pas tamponëve që nuk japin rezultatin e saktë, vijnë denoncime edhe për testet serologjike! Ka ndodhur tek personeli shëndetësor i vetë laboratorit të QSUT! Një anëtar i këtij personeli testohet tek laboratori i QSUT dhe del negativ. Përsërit testin serologjik tek spitali amerikan dhe del pozitiv!!!!
A kemi problem me procedurat e testimit apo kitet e përdorura? Si ka mundësi që i njëjti test del me rezultate të ndryshme në dy laboratorë të ndryshëm?
A kemi një situatë edhe me testet serologjike, si me tamponët që rezultojnë fals negativë? Pse vazhdon mungesa e transparencës për këtë situatë?
Kjo qeveri nuk i është përgjigjur asnjëherë pyetjes, se a po përdor testet e marra nga Kina të cilat, për shkak se nxirrnin rezultat fals, u kthyen mbrapsht nga Spanja e para e më pas vende të tjera të Europës!
Akoma më serioze është situata, pasi mbetemi vendi me numrin më të ulët të testeve në rajon, edhe ato me rezultate të dyshimta!

Serbia: 80 519 teste/1 milionë banorë
Mali i Zi: 58 515 teste /1 milionë banorë
Maqedonia e Veriut 51 300 teste /1 milionë banorë
Bosnje Hercegovina: 43 910 teste /1 milionë banorë
Shqipëria: 13 033 teste/1 milionë banorë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Analizat e postuara nga Spahia:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment