Sport

Testet për koronavirusin, Juventusi bën komunikimin me rezultatet e skuadrës dhe stafit

Në protokollin e rifillimit të kampionatit italian është parashikuar testimi i të gjitha skuadrave. Bardhezinjtë kanë konfirmuar se deri tani nuk kanë probleme
Featured image of article: Testet për koronavirusin, Juventusi bën komunikimin me rezultatet e skuadrës dhe stafit Nga ndeshja e fundit e Interit me Juventusin

Juventusi ka dhënë një lajm të mirë për tifozët bardhezi. Klubi italian ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë rezultuar negativë ndaj testeve për COVID-19. Në këtë njoftim janë njoftuar edhe anëtarët e klubit, pra jo vetëm skuadra.

Në protokollin e rifillimit të kampionatit italian është parashikuar testimi i të gjitha skuadrave. Bardhezinjtë kanë konfirmuar se deri tani nuk kanë probleme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Juventusi është klubi i parë italian, i cili mori vesh lajmin se njëri prej lojtarëve të tij ishte i infektuar me koronavirus. Mbrojtësi Daniele Rugani u bë lojtari i parë i prekur, pasuar nga Paulo Dybala. Për fatin e tyre të mirë, ata e kanë fituar betejën me këtë virus, ashtu si edhe Matuidi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment