Bota

Testamenti i Princeshë Dianës/Publikohen dëshirat e fundit të saj

Disa nga amanetet e fundit që Princeshë Diana kishte zgjodhi ti linte të shkuara në testamentin e saj. E pavarsisht se testamenti është fjala e fundit e një personi para sesa të ndahet nga jeta duket sikur këerkesat e saj nuk u morën parasysh.
Featured image of article: Testamenti i Princeshë Dianës/Publikohen dëshirat e fundit të saj Princesh Diana

BRITANI-Historia e jetës së Princeshës së Uellsit mund të ishte fare mirë skenar për film nga dinamika që ajo ka pasur.

E martuar në moshën 20-vjeçare me Princ Charlesin, martesë nga e cila lindën dy djem Ëilliam dhe Harry, të cilët Princesha i deshi shumë.

Martesa mes tyre nuk rezultoi e suksesshme dhe u shoqëerua me divorc i cili pati një jehonë shumë të madhe mediatike për kohën.

Vetëm pas ndarjes, ajo arriti të kishte një jetë  më të qetë por e gjitha kjo nuk zgjati shumë pasi Princeshë Diana u ndaj nga jeta në një aksident automobilistik në gusht të 1997, në moshën 36-vjeçare.

Por duket sikur dëshirat e fundit të shkruara në testamentin që ajo la pas, u shkelën nga anëtarët e familjes.

Ky testament u shkrua katër vjet para vdekjes së saj dhe u përditsua disa herë si pasojë e divorcit të saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Testamenti i Princeshës Diana emëroi disa përfitues, me trashëgimtarët kryesorë, 75 përqind , Princin Ëilliam dhe Princin Harry. Testamenti përmendi gjithashtu si përfitues 17 fëmijët e saj  shpirtëror të 25 përqind të pasurisë. Nëna e Princeshës Diana, Frances Ruth Shand Kydd dhe motra e saj,Elizabeth Sarah Lavinia McCorquodale, ishin ekzekutueset dhe kujdestaret e testamentit.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë deklaroi se vlera bruto e pasurisë së saj ishte 21 milion paund dhe me një vendim po të të njëjtës Gjykatë , nëna dhe  motra e të ndjerës morën një ‘urdhër kamuflazhi’ për të patur të drejtën e një forme të re rishpërndarje të pasurisë.

U ndryshua mosha kur Princ Harry dhe Princ Ëilliami mund të merrnin trashëgimin nga 25 vjeç në 30 vjeç. 17 fëmijët shpirtëror të Princeshës nuk morën 25 % të pasurisë por vetëm nga një bizhuteri në formë simbolike.

Shumë nga bizhuteritë e saj kanë udhëtuar nëpër botë në formë ekspozite të organizuar nga vëllai i saj, Earl Spencer.

(o.l./dosja.al)

 

Shto Koment