Aktualitet

Terrorizoi me makinë në sheshin Skënderbej! Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Arben Memën

Arben Mema e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la në burg dhe kërkoi lirinë nga Apeli, pasi sipas tij manovrat me makinë nuk i kishte pasur me të keq dhe se i ishte kthyer makina vetë majtas e djathtas.
Featured image of article: Terrorizoi me makinë në sheshin Skënderbej! Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Arben Memën Arben Mema

TIRANË– Gjykata e Apelit në Tiranë e ka lënë në burg, Arben Memën që terrorizoi me makinë qytetarët në mes të sheshit Skënderbej më 25 prill, ditën e zgjedhjeve.

Arben Mema e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la në burg dhe kërkoi lirinë nga Apeli, pasi sipas tij manovrat me makinë nuk i kishte pasur me të keq dhe se i ishte kthyer makina vetë majtas e djathtas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mema rezultoi i dehur dhe i droguar ditën e ngjarjes, kur mund të kishte shkaktuar dhjetëra viktima me papërgjegjshmërinë e tij në sheshin ku luanin të qetë fëmijë dhe prindër dhe ishte i ndaluar qarkullimi.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment