Aktualitet

Terrorizuan spitalin e Fierit, jepet masa e sigurisë për 5 të arrestuarit, i plagosuri Zhapaj mbetet në burg (VD)

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë, "arrest në burg" për Daniel Braçen, 21 vjeç banues në Levan, i akuzuar për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës e punonjësit të rendit publik.
Përditësuar:

FIER- Në gjykatën e Fierit është zhvilluar sot seanca për 5 të arretuarit, të cilët u përfshinë në konfliktin e armatosur në Levan dhe më pas përfunduan në Urgjencën e spitalit.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë, “arrest në burg” për Daniel Braçen, 21 vjeç banues në Levan, i akuzuar për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës e punonjësit të rendit publik, pasi i mori armën nga brezi policit të patrullës dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj që mbeti i plagosur.

Po ashtu në burg duhet të qëndrojë dhe Aleksandër Zhapaj, 51 vjec banues në Ferras, i cili është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Përë të masa e sigurisë ësthë dhënë në mungesë, pasi nuk ishte në gjendje të mirë të paraqitje në gjykatë. 

Ndërkohë i akuzuari tjetër Gazment Braçe, 22 vjeç, banues në Levan do të qëndrojë në “arrest në shtëpi”. Ai akuzohet për veprat penale vrasje me dashje e mbetur në tentativë si dhe goditje për shkak të detyrës e punonjësit të rendit publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” dhe për Alidi Zhapajn e Emiglent Kararajn, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentative. Gjyqtar në këtë çështje ishte Pirro Sota, ndërsa prokurore Eglantina Shehu.

Një ngjajre e rëndë është shënuar pak ditë më parë  në Fier. 4 persona janë lagopsur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment