LIVE UPDATES
Aktualitet

Terrori në Fier, rrëfimi i zaganit: Mu kujtua viti 97’, kur shoqëruesit e drejtorit të Gramozit mbushin skafet

1 Shtator 2019, 14:00 Nga DOSJA
Terrori në Fier, rrëfimi i zaganit: Mu kujtua viti 97’, kur

TIRANË- Ngjarja e fundit në Levan-Fier më sjell në mendje kujtime nga vitet e mbrapshta 97-98 në Vlorën e rrëmujshme të asaj kohe. Viti 97’ mua më gjeti në detyrë si inspektor i drogës në sektorin e Policisë Kriminale të Komisariatit të Vlorës, detyrë që e mora në nëntor ’96 pas transferimit nga Tropoja në Vlorë.

Kështu më qëlloi fati, i mirë dhe i keq bashkë, të përjetoj gjithë trazirat e asaj kohe në këtë detyrë, si dhe të shkatërrimit dhe transformimit të shtetit dhe strukturave policore në atë kohë nën komandimin e bandave te Vlorës në fillim, që për hir të së vërtetës drejtoheshin nga politika e Tiranës. Kam përjetuar shpërbërjen e shtetit, komisariatit me kolegët që gjeta për disa muaj në Vlorë, si dhe “riorganizimin” në fillim nga Komiteti per Shpëtimin që u krijua në atë moment, ashtu edhe më vonë, pas ndërrimit të pushteteve me reformën e riorganizimit të policisë nga shteti pas shpërbërjes totale. Kam përjetuar kohën kur drejtor të emëronte Komiteti i Shpëtimit, edhe më vonë kur drejtorët vinin nga Tirana të zgjedhur si miqtë dhe njerëzit besnikë të politikës që rimori pushtetin pas rrëmujave që dihen nga të gjithë si ishin, nga se u bënë dhe si rrodhën ngjarjet, ndaj dhe s’dua t’i futem këtij debati qe, as s’ka pasur dhe as ka për të pasur fund ndonjeherë.

Por dua të dal të tema që më kujtoi ngjarja e djeshme në Fier, që, me sa kujtoj unë, të njëjtët njerëz kanë pasur një ngjarje të tillë dhe para dicka më shumë se 5 vite para, kur isha në detyrë në Fier dhe atëherë kam parë të shoqërohej për të tillë ngjarje ish-nënkryetarin e komunës Levan. Për hir të së vërtetës e mbaja mend nga koha e mbrapshtë që përshkrova më lart në Vlorë, kur ky erdhi si “shoqerues” i një drejtori që flitej si i emëruar nga Gramozi, i pushtetshëm në Tirane edhe atë kohë. Mu kujtua edhe sepse në ate kohë, kur skafet na ishin bërë si taksitë dhe policia nuk guxonte as t’i shikonte shtrembër (se për më shume nuk bëhej fjalë), mu kujtua edhe per faktin se shoqëuesit e drejtorit në atë kohë merrnin foristradën e drejtorit për të nxjerrë apo futur në det X apo Y skaf sipas pagesës, mu kujtuan edhe për ato që merrja si informacion plus asaj që shikoja live çdo ditë sa “punova” në atë kohe. E them punova me thonjëza, besoj me kuptoni përse!

U kujtova edhe pse një ditë të bukur, pas një nate kur unë rastësisht pashë fuoristradën e drejtorit të nxirrte ca canta të zeza tek një skaf në plazhin e Safait Radhimë, te nesermen më thërret vetë drejtori në zyrë dhe më kërkoi të kontrollonte të gjithë dokumentacionin e punës që kishte zyra e antidrogës. Edhe pse për fatin tim në atë kohe ligji nuk ia njifte një të drejtë të tillë, pasi kjo në atë kohë ishte e centralizuar dhe vetem shefat e mi direkt e kishin këtë të drejtë, mu desh ta zhgënjeja Rebani drejtorin dhe nuk i dhashë asgjë të shikonte (edhe pse ne fakt s’kisha shkruar asgjë për sa pashë se kuptohet që në atë moment isha tjeter person dhe unë, nuk isha bërë akoma kaq “budalla” sa sot).

Mu kujtua pra se si të njëjtët persona mafiozë që u mbështetelën fort atëherë nga shteti i kohës, janë përsëri në kronikën e zezë të veprimeve mafioze që mbrohen me “ligje” nga policia dhe shteti, duke bërë të mundur që përsëri të triumfojnë mbi ligjet e shtetit, sepse janë vetë ata që komandojnë shtetin.

Përsëri e njëjta formulë kur, lidhje të mafies janë vetë ata që përfaqësojnë shtetin, ata që munden edhe të vrasin pa asnjë problem, sepse, ashtu si padashje, i marrin policit të ish – shokut tim Andonit, pistoletën nga brezi dhe pastaj grupi i hetimit sekuestron çiften dhe thikën për plagosje me pistoletë dhe ku pa, mu brenda ne spital, ku njeriu, pasi ka vajtur i plagosur, duhet të kishte pak më shumë siguri për jetën. Histori që përsëriten me njerëz të njëjtë….deri kur kështu??

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani gramoz ruci sherri ne spitalin e fierit terrori ne fier dritan zagani gramoz ruci sherri ne spitalin e fierit terrori ne fier

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni