Aktualitet

Terrori në Fier, Drejtori i Policisë sqaron ngjarjen: Sherri nisi në Levan, janë arrestuar 2 persona

Ndërkohë në një reagim për mediat nga spitali i Fierit, Drejtori i Policisë së këtij qyteti ka dhënë detaje për ngjajren.

FIER- Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim të dy personave, policia bën me dije se ka mundur t’i arrestojë. Sipas informacioneve që vijnë nga Policia e Fierit, mësohet se të dy personat janë arrestuar.

Ndërkohë në një reagim për mediat nga spitali i Fierit, Drejtori i Policisë së këtij qyteti ka dhënë detaje për ngjajren.

Ai ka bërë me dije se 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe tashmë kemi dhe dy të tjerë që janë në pranga, si autorë të krimit.

Ai ka sqaruar edhe dinamikën e ngjarjes, sipas të cilit, një sherr ka nisur në Levan dhe ka përfunduar me përdorimin e armëve në spital.

Një ngjajre e rëndë është shënuar sot në Fier. 4 persona janë lagopsur dhe tre janë arrestuar. Sherri mes dy grupeve ka nisur në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Policia ka marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar autorët. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment