Aktualitet

Terrori me armë në Këlcyrë, policia NJOFTIM zyrtar: Burri ishte në gjendje të dehur, u nis drejt banesës së personit me të cilin u konfliktua, me vete kishte kallashnikov

Policia mundi që të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale, pasi Alikollari kishte me vete kallashnikov dhe fishekë me vete.
Featured image of article: Terrori me armë në Këlcyrë, policia NJOFTIM zyrtar: Burri ishte në gjendje të dehur, u nis drejt banesës së personit me të cilin u konfliktua, me vete kishte kallashnikov Pamje nga vendngjarja

KËLCYRË– Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Seit Alikollarit. Bëhet me dije se 55-vjeçari pas një konflikti me një person, u nis mbrëmjen e djeshme drejt banesës së tij. Policia mundi që të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale, pasi Alikollari kishte me vete kallashnikov dhe fishekë me vete. Në momentin që policia ka ndërhyrë, Alikollari iu ka drejtuar armën dhe efektivëve.

NJOFTIMI:

Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Neutralizohet dhe prangoset 55-vjeçari, i cili me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por falë ndërhyrjes profesionale është neutralizuar dhe prangosur. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak.Në qytetin e Këlcyrës, shtetasi S. A., në gjendje të dehur, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. S., ka shkuar në banesë ku ka marrë një armë zjarri dhe është drejtuar për në banesën e shtetasit A. S.Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po qarkullonte me armë dhe mund të përfshihej në ngjarje kriminale, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të territorit dhe si rezultat, në afërsi të qendrës së qytetit Këlcyrë, kanë konstatuar shtetasin S. A., i cili lëvizte më një armë zjarri kallashnikov me vete.Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi S. A. iu ka drejtuar punonjësve të Policisë, armën të cilën e kishte me fishekë në fole gati për qitje. Falë profesionalizmit të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i tij.Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik dhe 2 krehra me fishekë luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TERROR në mes të natës në Këlcyrë! I armatosur, burri qëllon me armë në ajër dhe kërcënon kalimtarët, arrestohet nga policia (EMRI)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment