
DURRËS– Një grup të rinjsh janë shtypur me njëri-tjetrin në derën e një lokali. Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali në Durrës, mbrëmjen e tërmetit të 28-janarit. Të relaksuar, të ulur në bar kafe, të rinjtë sapo ndjejnë lëkundjet, ngrihen të gjithë dhe vërshojnë në derë.
Të trembur dhe me mendimin për të shpëtuar kokën, ata shtypen të gjithë në derë dhe s’i lënë kohë njëri-tjetrit për të dalë.
Lëkundjet e tërmetit u rikthyen sërish në Shqipëri duke shkaktuar panik tek qytetarët, mbrëmjen e 28 janarit në orën 21:15. Sipas Intitutit të Gjeoshkencave, lëkundjet me magnitudë 4.9 të shkallës righter me epiqendër 3 km larg fshatit Bubq, janë ndjerë në shumë qytete si Durrës, Tiranë, Kurbin, Fier dhe Elbasan. Fatmirësisht nuk pati dëme.
(f.m/dosja.al)