Politike

Tërmeti/ Zyrtarja e SHBA-së: Amerika bashkë me ju në këto kohë të vështira(VD)

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për shtyp me zëvendës asistenten e sekretarit të Mbrojtje së SHBA-së për Rusinë, Ukrainë dhe Euroazinë, zonjën Laura Cooper. Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira.

Tiranë- Për tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritetin e tyre.

Në konferencën e sotme të Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA – ‘Karta e Adriatikut’,  në fjalën e saj Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira. Ajo theksoi më tej se këto javë kanë qenë të vështira për shqiptarët.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë.” tha  Laura Cooper.

Ndërsa, ministrja Xhaçka falenderoi ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5, duke thënë se roli i bashkëpunimit dhe solidaritetit  është më i fortë kur jemi të bashkuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pata rastin t’ju shpreh atyre edhe personalisht falënderimet për të gjithë ndihmën e mbështetjen që na ofruan që në çastet e para që pasuan atë tragjedi“, u shpreh Xhaçka.

Shqipëria kët¡ vit mbajti kryesimin e “Kartës së Adriatikut (A5)”.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit.

J.V, A.M/Dosja.al

  • 13:19

    VIDEO/ Xhaçka nënshkruan deklaratën zyrtare me Ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5, propozimi i Shqipërisë

    Olta Xhacka dhe Laura Cooper

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për shtyp me zëvendës asistenten e sekretarit të Mbrojtje së SHBA-së për Rusinë, Ukrainë dhe Euroazinë, zonjën Laura Cooper.

    Të pranishëm ishin edhe Ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5, me të cilët Xhaçka nënshkroi një deklaratë zyrtare për të miratuar në parim propozimin e Shqipërisë për një mision të përbashkët në Irak në vitin 2020.

    “Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit. Angazhohemi të ndërtojmë kapacitete të përbashkëta ndaj fatkeqësive natyrore. Mbështesim anëtarësimin e gjithë vendeve të Evropës Juglindore në strukturat Euro-Atlantike. Të koordinohemi dhe ndajmë informacionin për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Miratojmë në parim propozimin e Shqipërisë për një mision të përbashkët në Irak në vitin 2020,”– mësohet të jenë shprehur Ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5.

    Po kështu Ministrat e mbrojtjes miratuan në parim propozimin e Shqipërisë për një mision të përbashkët në Irak në vitin 2020.

    Ndërsa, ministrja Xhaçka falenderoi ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5, duke thënë se roli i bashkëpunimit dhe solidaritetit  është më i fortë kur jemi të bashkuar.

    Deklarata për shtyp e ministres Xhacka pas përfundimit të Ministerislit SHBA-Karta e Adriatikut:

    Ishte një kënaqësi për mua të drejtoj këtë Ministerial të Mbrojtjes, që shënon dhe mbylljen e kryesimit nga Shqipëria të iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut për vitin 2019. Jam e lumtur që ky ministerial ju qëndroi pritshmërie dhe rezultoi i suksesshëm dhe produktiv.

    Ju jam mirënjohëse kolegëve që një pjesë e mirë e diskutimeve mes nesh ju dedikuan situatës së vështirë që po kalon Shqipëria pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Pata rastin t’ju shpreh atyre edhe personalisht falënderimet për të gjithë ndihmën e mbështetjen që na ofruan që në çastet e para që pasuan atë tragjedi. Dhe jam e lumtur, që kjo situatë, shërbeu për të rritur gatishmërinë për të eksploruar të gjithë bashkë mënyra të tjera për të thelluar bashkëpunimin dhe për të përdorur në një mënyrë sa me efikase kapacitetet tona të përbashkëta për të përballuar fatkeqësitë natyrore.

    Sigurisht, që diskutimet tona u fokusuan edhe në situatën aktuale të sigurisë që po kalon rajoni ynë, sfidat e sigurisë me të cilat përballemi të gjithë ne, por edhe mënyrën sesi të gjithë ne mund të intensifikojmë kontributin tonë për sigurinë kolektive të NATO duke marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Aleancës. Më bën optimiste fakti, që gjeta tek kolegët të njëjtën vendosmëri e ndjenjë përgjegjësie për të marrë përsipër pjesën që na takon në përballimin e sfidave të sigurisë, por edhe për të punuar bashkarisht drejt jetësimit të një prej parimeve themelore të Kartës së Adriatikut, që është mbështetja e vendeve të tjera të rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit Euro-Atlantik.

    Ne mbetemi të vendosur, për të punuar në vijimësi për promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” për çdo vend të rajonit, i cili aspiron dhe përmbush kriteret për të qenë pjesë e Kartës së Adriatikut. Promovimi dhe aplikimi i kësaj politike është me një rëndësi jetike për rajonin tonë, pasi lidhet drejtpërdrejt me gjithëpërfshirjen, pranimin e njërit tjetrit dhe thellimin e bashkëpunimit mes të gjithë ne, çka është padyshim mënyra më e sigurt për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Europës. Pata rastin t’iu garantojë kolegëve të mi, se Shqipëria, në favor të kësaj politike, do të vazhdojë të mbështesë pa kushte pranimin e Kosovës me statusin e vendit anëtar në iniciativë.

    Shpreh kënaqësinë time, që Ministrat e Mbrojtjes ranë parimisht dakord me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për të kontribuar me një mision të përbashkët në Irak në kuadër të NATO-s, mision në të cilin Shqipëria do të mbajë rolin e vendit drejtues.

    Sigurisht, një falënderim i veçantë nga të gjithë Ministrat e Mbrojtjes shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rolin që luajnë dhe kontributin që ofrojnë në këtë iniciativë, dhe jo vetëm, për të promovuar paqen, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë.

    Duke ju falënderuar për vëmendjen kam nderin t’i jap fjalën Znj. Laura Cooper, Zëvendës Asistente e Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

     

Shto Koment