Aktualitet

Tërmeti/ U dekonspirua operacioni? Ishin shpallur në kërkim, 4 nga 9 persona ikën në Itali. 2 ndërtues dhe një inxhinier fshihen në Tiranë

Mësohet se 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim, një ditë para se ta mësonin masën që ishte marrë ndaj tyre ishin larguar për në Itali. Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë operacionet për kapjen e 3 të kërkuarve të tjerë që fshihen në kryeqytet. 2 ndërtues dhe 1 inxhiner janë lokalizuar në Tiranë dhe po punohet për kapjen e tyre.
Featured image of article: Tërmeti/ U dekonspirua operacioni? Ishin shpallur në kërkim, 4 nga 9 persona ikën në Itali. 2 ndërtues dhe një inxhinier fshihen në Tiranë Foto ilustruese

DURRËS– Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e Prokurorisë për banesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, i cili shkaktoi plot 51 viktima.

Mësohet se 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për jetët e humbura, një ditë para se ta mësonin masën që ishte marrë ndaj tyre ishin larguar për në Itali.

Për të bërë të mundur kapjen e tyre, autoritetet shqiptare kanë vënë në dijeni homologët italianë, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të shpallurve në kërkim.

Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë operacionet për kapjen e 3 të kërkuarve të tjerë që fshihen në kryeqytet. 2 ndërtues dhe 1 inxhiner janë lokalizuar në Tiranë dhe po punohet për kapjen e tyre.

Hetimet vazhdojnë me të njëjtat ritme edhe nga Prokuroria e Krujës, e cila gjithashtu ka shënuar disa persona përgjegjës për jetët e humbura, mes tyre ka edhe funksionarë publikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Personat e shpallur në kërkim

Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Ditën e djeshme, Prokuroria e Durrësit lëshoi 17 urdhër arreste për përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit. Të arrestuar janë drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës në Durrës, ku humbi jetën komisari Bajram Hajdarmataj, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, por edhe Arben Isaku, ish-kreu i ALUIZN-it. 9 persona janë arrestuar në total, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 8 të tjerëve.  Arrestimet vijnë një javë pas vizitës së kryeprokurorit të ri, Olsian Cela, i cili tha nga Durrësi se në hetime nuk do të kursehet askush.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment